Trajtimi i palmave në territorin e Komunës së Ulqinit

November 5, 2013   | Ngjarjet - Events

Palmat e UlqinitLajmërojmë opinionin se në periudhën prej, më 07 deri më 10 nëntor do të bëhet trajtimi parandalues i palmave në territorin e Komunës së Ulqinit. Trajtimi do të bëhet në territorin që përfshinë sipërfaqen prej në qendër deri te kompleksi hotelierik “Lido”, me rrethinë në gjysmë hark prej 1 km.

Trajtimi parandalues i palmave është një masë urgjente fitosanitare dhe luftimin e probosqidorëve të mugët të palmave – Rhynchophorus ferrugineus (nëntor 2012 – nëntor 2015), (Fl. zyr. MZ, numër 60/12).

Trajtimi do të bëhet me insekticidë (materiet aktive: dimetoat, hlorpirifos dhe mjetet nga grupi i neonikotinoidit). U tërhiqet vërejtja qytetarëve të Ulqinit që gjatë kohës së trajtimit mot t’i prekin palmat si dhe sa më pak të qëndrojnë afër tyre.

Kujtojmë të gjithë ata që kanë palma që janë të obliguar të mundësojnë pa pengesa trajtimin që është duke u bërë me qëllim të luftimit të probosqidorëve të mugët.

 

Sekretarijati per ekonomi