Pushime Ulqinake

November 10, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Pushime-UlqinakeNë Revisten shqiptare të turizmit rajonal “Travel Albania” , në numrin e vjeshtës, ekspozohet reportazhi mbi eksperiencën e një pushimi familjar në Ulqin.

Znj. Flora Xhemani Baba, redaktore e revistes, qendroi ne Ulqin së bashku me familjen e saj, e cila, si qellim dytësorë ishte nxjerrja e konkluzioneve konkrete mbi Ulqinin si destinacion i pershtatshëm per turistet jashte pikut te sezonit të verës. Në reportazhin per revisten “Travel”, ajo permbledh pershtypjet e saja me këndvështrimin e një turisti.

Qendrimin ne hotelin “Mediteran” e përshkruan me fjalet : “Eshtë mëngjes. Në verandën e madhe të Hotel Mediteran gëlon rrëmuja e këndshme e mëngjesit, ajo që të bën të ndihesh plotësisht se ke ardhur me pushime. Një tjetër detaj i këndshëm i mëngjesit është se ky hotel është i vendosur me shpinë nga lindja dhe sheh si në pëllëmbë të dorës gjithë pjesen e qytetit ku ndodhet kalaja edhe plazhin e vogël poshtë saj. E në asnjë moment tjetër të ditës ato nuk duken më të bukura sesa nën dritën e qartër të mëngjesit.”

Ajo çka më së shumti e karakterizon Ulqinin është faki se është vendi që gjatë vitit ka më shumë diell se çdo vend tjetër në bregdetin Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell ne Ulqin është 218 dit, qe do te thotë mesatarisht 2.706 ore ne vit, ose 7.4ore /dit.Ulqini është I njohur si vend për pushim veror dhe dimëror. Në reportazh përshkruhet: “Frika se mos në shtator fillonin shirat kish qenë e kotë, dielli jo vetëm shkëlqen por edhe nxeh, pas pak do zbresim në plazh.” Sa i përket zgjatjes së pushimeve edhe jashtë pikut te verës, në artikullin udhërrëfyes përshkruhet nje situatë e tillë : “Ne jemi vonë, plazhi është I tejmushur, nuk duket aspak si fillim vjeshte por si një ditë e zakonshme gushti. Vetem se, si “pushues me përvojë” ne e kuptojmë se këta banorë që kanë populluar plazhin, janë pikërisht ata që presin të qetësohet stina dhe që shijonë temperature më të freskëta e popullim më të vogël të plazheve. Cifte të moshuarish ose cifte të rinj me fëmijë fare të vegjël, ndanin bashkë bregun e kadifenjtë të detit, I cili këto ditë kishte vendosur të bënte rolin e pasqyrës. Por edhe përpjekjet e tyre për të shijuar një stinë më të qetë e me më pak njerëz, të pakten këtë vit kanë shkuar dëm, sepse Ulqini është sërisht plot, këtu vera ende nuk ka ikur.”

Qyteti edhe njerëzit jane nje pjese themelore e ofertes tonë turistike. Në reportazh rrëfehet : “Shumë pak investimë në përmirësimin e infrastructures megjithatë, kompensohën për bukuri me sjelljen shembullore turistike, që sigurisht vjen prej të njëjtës përvojë të gjatë në turizëm. Shërbimi thuajse perfekt, komunikimi qytetar i ulqinakëve, kultura e përgjithshme, janë gjëra që në Shqipëri ende nuk I kemi. Të bënte përshtypje se si cdo banor që merrej me tregti apo njësi shërbimi, e kuptonte menjëherë jo vetëm nëse ishe shqiptar apo I huaj por edhe nga cili qytet vije. Natyrisht përvoja tashmë shumëvjecare e shqiptarëve që ishin shumë bredhrakë, kishte bërë efektin e saj. Edhe Ulqini nuk ishte shumë mire me ruajtjen e arkitekturës karakteristike, e cila ishte e paprekur vetëm në zonën e kalasë. Por ama, qyteti kishte një pastërti për tu patur zili. E, edhe në këtë drejtim, ne jemi akoma shumë larg.”

Adhurimi i Ulqinit si destinacion turistik nga shtetet fqinje nuk është mister, reportazhi përfundon me ketë ftesë të hapur për të gjithë turistët : “Larg dhe afër, Ulqini, qytet I shqiptarëve dhe teritor I Malit tëZi, është gjithsesi një alternative e mire për pushime, qoftë familjare, qoftë në cift, duke zgjedhur të pushosh në plazhet e kadifenjta ranore apo të sfidosh shkëmbinjëte thepisur duke u hedhur prej majave të tyre drejt e në det”.

Pergaditi: Zana Taipi