Komuna Ulqinit për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore 2008

November 15, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

nazif-cungu-demshperblimi i fatkeqesive-naturore2008Marrëveshja në mes Komunës së Ulqinit dhe përfaqësuesve të familjeve të cilat kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit 2008

Sot është arritur marrëveshja në mes Komunës së Ulqinit dhe përfaqësuesve të familjeve të cilat kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit 2008, të cilën e ka ndërmjetësuar kryetari i Biznes klubit Ana e Malit, Kabil Kurti. Bëhet fjalë për pagesën e mjeteve në vlerë rreth 50.000 Euro, përkatësisht 10 % e dëmit të përgjithshëm nga koha e ligë, stuhia dhe breshëri, që e ka goditur Komunën e Ulqinit në pjesën e parë të vitit 2008. Po atë vit i janë paguar mjetet Komunës së Ulqinit nga Ministria e bujqësisë, por ato janë shpenzuar pa destinim për qëllime të tjera dhe qytetarëve dëmi nuk u është paguar deri sot.

Me marrëveshje është paraparë që qytetarëve të cilëve u duhet bërë pagesa deri në 200 Euro, pagesa t’u bëhet menjëherë, kurse atyre që kanë pësuar dëme më shumë se 200 Euro, pagesa t’u bëhet në tre këste të njëjtë.