Paula D Royster mbajti ligjëratë në Gjimnazin DRITA & Qendër për kulturë Ulqin + Foto

November 15, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Paula D Royster mbajti ligjëratë - UlqinNë ditën e katërt, të qëndrimit në Ulqin, prof. Royster vizitoi Gjimnazin DRITA, u prit nga Kryetari i Komunes, u takua me gazetarë dhe në mbrëmje, mbajti ligjëratë për një publik të gjerë, në Qendrën Kulturore.
Paula D Royster mbajti ligjëratë - Ulqin-2

Znj. Royster është lider në përkushtimin e Qendrës për zbulimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e histories së diasporës afrikane dhe që është duke qëndruar në Ulqin lidhur me studimin e saj që ka të bëjë me gjurmët e pupujve afrikanë në Ulqin.
Paula D Royster mbajti ligjëratë - Ulqin-1

Paula D Royster shpjegon se si në hulumtimet e saja lidhur me rrugën e skllevërve afrikanë nga Afrika drejt Europës dhe Amerikës dhe në kontakt me Ambasadoren e SHBA në Mal të Zi znj. Sue K Brown, has në qytetin e Ulqinit dhe kupton rëndësinë e Ulqinit në këtë relacion. “Jetoni në një vend me vlera të mëdha historike, por fatkeqësisht shumë pakë është shkruar për Ulqinin dhe kjo duhet të ndryshohet” theksoi znj. Royster. Ajo potenconë rëndësinë e madhe që kanë gojëdhënat si dhe ruajtja e tyre. “Shpresoj që studimi im lidhur dhe udhëtimin në Ulqin do të zgjoj interesimin e shumë kolegëve të mi si dhe studiuesve të tjerë” theksoi Royster.

Foto nga Horizonti Ngo Facebook