Akt Vandal në brendësi të Museut të Ulqinit

November 18, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Akt Vandal në brendësi të Museut të Ulqinit-1Vandalizohen shenjat në brendësi të Museut

Fatkeqëshisht, dita ditës jemi dëshmitarë se në popullatën tonë, apo së paku në një pjesë të saj mungon ndërgjegja dhe ndjenja e pronësisë së përbashkët. Mund të themi se këto pamje të lënë pa fjalë, janë shokuese, dhe që kjo dukuri duhet të jetë mjet studimi.
Akt Vandal në brendësi të Museut të Ulqinit

Cilido vandal që e ka kryer këtë veprim, duhet që së pari të jetë i ndërgjegjshëm se këto shenja dhe këto materiale që janë vandalizuar janë pronë e përbashkët e shoqërisë tonë, dhe se me këtë akt e ka dëmtuar xhepin e vet, dhe xhepin e qytetarëve tanë, dhe se ky akt është i njajtë me thyerjen e xhamave të dritareve të shtëpisë së vet. Është e pakuptueshme që një person të rrezikojë jetën të ngjitet në trapazanat e muzeut vetëm për kryerjen e aktit të këtij lloji, pra si akt seriozisht duhet të jetë mjet analize.
Akt Vandal në brendësi të Museut të Ulqinit-2

Sidoqoftë, shpresojmë se organet kompetente do të kryejnë punën e vet, dhe do t’a zbulojnë autorin apo autorët e këtij krimi, por që gjithashtu këto imazhe të jenë mesazh për të gjithë qytetarët, se si nuk duhet të veprohet dhe se ky është akt I shëmtuar duhet të dënohet, pasiqë këto vandalë me këtë veprim na kanë goditur të gjithë neve si shoqëri..

 

Zyra për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Komuna e Ulqinit