Bashkimi dha rezultat të shkëlqyer në Tirana Karate Open 2013 – Video

November 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Klubet e karatesë Ulqini - Rei - OlympicKlubi i karatesë “Ulqini”, klubi i parë i karatesë në komunën e Ulqinit dhe Klubi i karatesë “Rei”, klubi më i ri në Ulqin, bashkuan forcat e veta për të marrë pjesë në Turneun ndrëkombëtar të karatesë “TIRANA KARATE OPEN 2013”, i cili u organizua më 17 nëntor 2013 për nder të çlirimit të Tiranës. Për një prezentim më të mirë të qytetit tonë dy klubet u dakorduan që në këtë turne të marrin pjesë në emër të Klubit të karatesë “Ulqini”, me emrin e qytetit. Kështu “ULQINI” në bazë të rezultateve zyrtare nga Federata e Karatesë së Shqipërisë është klubi më i suksesshëm në mesin e të gjithë klubeve pjesëmarrëse të Turneut, duke fituar më së shumti medalje të arta, pra me më shumë kampionë dhe në përgjithësi me më shumë medalje të fituara se klubet e tjera..

Karateistët e KK “Ulqini” dhe KK “Rei” arritën të fitojnë 22 medalje: 10 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 6 të bronzta. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë shumë garues të mirë nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Greqia si dhe klube nga Shqipëria.
Në këtë turne morën pjesë 35 klube me mbi 350 garues. Turneu ishte i organizuar në një nivel të lartë, për çka përgëzojmë organizatorin, Federatën e Karatesë së Shqipërisë, në krye me kryetarin Petrit Baba, drejtorin Ramiz Ismailgeci dhe selektorin Parid Dule.

Dy klubet e karatesë në këtë turne morën pjesë me 22 garues të gjeneratave të ndryshme.
Nga radhët e KK “Ulqini” dhe KK “Rei” këta garues u kurorëzuan me medalje të arta dhe u shpallën kampionë të Turneut: Hantie Ibroçi e cila u kurorëzua me dy medalje të arta, pastaj Eliza Salihi, Diellëza Rama, Ronald Jacoviq, Adnan Kuqi, Izabella Ivanoviq, Venesa Nuhi, Edmond Mehmedoviq dhe Antigona Rama. Duhet cekur se edhe anëtarja e klubit të karatesë “Ulqini” Seida Suma u shpall kampione, por kësaj here rezultati shkon për klubin “Iliria” nga Prishtina, ku ajo ushtron për momentin si studente.
Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen: Albert Rudoviq, Admir Sella, Pjeter Hota, Gabriell Bytyqi, Ensar Marshiq, Katarina Marnikoviq dhe Lavdim Tula.

Trajnerët dhe udhëheqësit e Klubi të Karatesë “Ulqini” dhe Klubit të karatesë “Rei” kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe ndërmjet tyre kanë bërë një marrëveshje për punë dhe pjesëmarrje të përbashkët në gara jashtë vendi si një ekip, me qëllim të një përfaqësimi sa më të mirë të qytetit tonë. Kësaj marrëveshjeje i është bashkangjitur edhe klubi i karatesë “Olympic”, i cili është i regjistruar në Ministrinë e Sporteve të Malit të Zi dhe kështu është formuar një union i klubeve të karatesë së Ulqinit, të cilit presin që t’i bashkangjiten edhe klubet e tjera në komunën e Ulqinit, që në të ardhmnen të jemi edhe më të fortë. Vlen të ceket se nga këto klube të bashkuara ka karateistë të cilët mbajnë tituj nga kampionatet shtetërore, kombëtare, ballkanike, evropiane e shumë e shumë tituj të tjerë nga arenat ndërkombëtare. Po ashtu, ky union i klubeve ka një ekip profesionistësh të trajnerëve si në kata po ashtu dhe në luftëra.

Shërbimi informativ i Klubeve të karatesë “Ulqini” – “Rei” – “Olympic”

YouTube Preview Image