Dafina Zeqiri kthehet nga Amerika “Pink”

November 19, 2013   | Lajmet / Vijesti

Dafina-Zeqiri-PinkKur të gjithë presin që këngëtarja Dafina Zeqiri të kthehet nga Amerika me ndonjë projekt të ri apo këngën që mendohet se është bërë tashmë edhe në versionin anglisht, ku flitet se është një “diss” për kolegët e saj, ajo na shfaqet ndryshe por si look. Ja ku po vjen Dafina me look të ri, me flokë pink, që të japin më shumë përshtypje se janë një palë paruke, sesa të vetat, por që gjithsesi duket shumë seksi.

Ajo këto foto mësojmë se e ka realizuar në New York, ku vazhdon të qëndrojë ende atje, por deri tani në programet festive të produksioneve të ndryshme filmike dhe televizive nuk ka marrë pjesë askund. Por janë thjesht foto në këtë stil apo të shkëputura nga videoja më e re, pritet të shihet pasi ajo është një nga këngëtaret e befasive.

Panorama Plus

YouTube Preview Image