KK’’Champion’’- përfaqësim dinjitoz në Tiranë – Video

November 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

KK Champion-Tirana Karate OpenTe dielen,me 17 nentor 2013 klubi I karatese Champion mori pjese ne turneun ‘’Tirana Karate Open’’qe u mbajt ne Tirane. Pjesmarres ishin 5 shtete me mbi 350 garues Champion mori pjese me 7 garues nder te cilet 2 ne kata individuele kurse 5 ne luftra individuale te cilet fituan 2 medalje te arta dhe 3 bronzi.

KK Champion-Tirana Karate Open-1

Ne kategorine -42kg,me medalje te arte u kurorezua Melita Shata.Ndersa ne kategorine -47 kg gjithashtu me medalje te arte Andrea Dragojeviq per te cilen ishte nje sfide duke marre parasysh konkurencen e madhe ne kategorine e saj.

KK Champion-Tirana Karate Open-2

Por Andrea me talentin e saj te vacant po tregon se sfidat per te nuk sherbejne si pengese por po e bejne ate cdo here e me te suksesshme.Ne finale ajo doli fituese me rezultat 7:1. Ne kategorine +32kg,grupmosha 2003,me medalje bronzi u kurorezua Leona Markiq,ndersa Eliza Markiq poashtu me medalje bronzi ne kategorine +40kg,grupmosha 2001.

KK Champion-Tirana Karate Open-3

Kurse ne kategorine e kadeteve +54kg,me medalje bronzi Ivana Rangjelloviq. Ky turne ishte i organizuar ne nivel te larte me sportiste te suksesshem.Nga Mali i Zi moren pjese 5 klube:KK.Bratstvo,KK Bar,KK Ulqini,KK Albulena dhe KK Champion. Traineri i klubit te karatese Champion Lek Markiqi dhe ndihmestraineri Rizo Resyli,falenderojne organizatorin per ftesen dhe mikpritjen.Gjithashtu urojne nxenesit per fitoret edhe ne kete gare duke ju uruar suksese edhe ne garat ne vazhdim.

Me shum Foto – Karate Club Champion Ulcinj Facebook

YouTube Preview Image