TIKA dorëzoi Projektin e ujësjellësit në Krajë

November 19, 2013   | Ngjarjet - Events

TIKA dorëzoi Projektin e ujësjellësit në KrajëTë hënën më 18.11.2013, përfaqësues të Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA solemnisht dorëzuan në praninë e anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Vendore Ostros Projektin për furnizim me ujë të Krajës . Të pranishëm në këtë ceremony ishin edhe këshillëtarët në kuvendin komunal të Tivarit Beqir Bejasheviq dhe Ali Gjeçbritaj.

Solemnitetin e hapi kryetari i Bashkësisë Vendore, Emro Duraku i cili në fjalën e rastit përshendeti përfaqësuesit e Komunës së Tivarit dhe të TIKA-së dhe me pak fjelë përshkroi aktivitetin e Këshillit të Bashkësisë Lokale rreth Projektit të ujësjellësit. Folën me këtë rast nënkryetari i komunës së Tivarit, Osman Subashiq dhe drejtori i Agjencisë për invesime i komune së Tivarit, Vido Dabanoviq. Në fjelën e tij koordinatori i TIKA-s z. Mustafa YZAICI tha se Kraja është një zonë shumë interesante për ne. Qellimi jonë është që t’i ndihmojmë këta njërëz që jetojnë këtu që të kenë një jetë normale. Projekti që kemi bërë ne, tha ai është i domodoshëm dhe populli turk ka investuar që ky të përfundohet. Ndima jonë, u shpreh ai nuk përfundon këtu.
TIKA dorëzoi Projektin e ujësjellësit në Krajë-1

Kordinatori Mustafa YZAICI Solmenisht më pas ia dorzoi përfaqësuesit të komunës z. Vido Dabanoviq, Projektin e furnizimit me ujë të Krajës.
Pas dorëzimit të projektit pritet ai të d të çohet në Biron projektuese në Bjello Pole ku do të bëhët përshatshmëria me ligjet e Malit të Zi. Përfaqësuesit e Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim janë të bindur se punimet në teren për realizimin e Projektit do të fillojnë posa Projekti të kaloj filtrën ligjore.

Të shtojmë se gjatë vizitës së fundit të përfaqësuësve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe koordinim në Krajë me rastin e festës së gështanjave, të shoqëruar nga kryetari Këshillit të BV Ostrosit z. Emro Duraku vizituan Repartin e përpunimit të bimëve mjekuese e cila ka vite që është jasht funksionit. TIKA, sipas Emro Durakut po shqyrton mundësinë e rihapjes së këtij reparti. Nëse kjo bëhët realitet shumë vende pune do të hapeshin në Krajë, sidomos për të rinjët. Kujtojmë se kohë më parë Agjencisia Turke për Bashkëpunim dhe koordinim ka financuar meremetimin e ambulancës së Krajës.

Ali Gjeçbritaj
Burimi: KrajaOnline