Kosova e Mali i Zi fitojne turneun mbarekombetar ne karate Tiranë

November 19, 2013   | Anketë / Anketa
Karate, Mali i Zi e Kosova fitojnë turneun mbarëkombëtar
Karate Club Rei Ulcinj-Ulqin
Ishin më të mirët në turneun e hapur të zhvilluar në kryeqytet

Kosova dhe Mali i Zi ishin më të mirët në turneun e hapur mbarëkombëtar të karatesë zhvilluar në Tiranë.
Kosova fitoi 5 vende të para, ndërsa shqiptarët nga Mali i Zi fituan 8 të tillë. Gjithsej u zhvilluan ndeshje në 16 pesha, mosha dhe gjini të ndryshme.
Nga Mali i Zi spikati skuadra Champion, por edhe Ulqini e Tivari, ndërsa nga Kosova më të mirët ishin Trepça e Mitrovicës, Vajzat e Dardanisë dhe Prishtina.
Ndër ekipet e Shqipërisë më shumë ra në sy Akademia Shotokan Karate.
Organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Karatesë ishte shumë i mirë falë punës së presidentit Baba, sekretares së përgjithshme Erikleta Ismailgecaj dhe drejtorit teknik, Ramiz Ismailgecaj.
Një javë më parë, turneun e hapur mbarëkombëtar e zhvilloi edhe xhudo dhe po ashtu fituese doli Kosova.

ABC NEWS ALBANIA

YouTube Preview Image

Kosovarët e malazezët dominojnë turneun mbarëkombëtar të Tiranës

Federata Shqiptare e Karatesë ka organizuar në mënyrë spektakolare aktivitetin që, ashtu si dhe vitet e tjera, ka mbledhur të shqiptarët anembanë. Por dhe klubet vendëse janë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze

Duke u kthyer te turneu mbarëkombëtar, atje ku ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, që edhe ka përshëndetur në të kanë marrë pjesë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Përgjithësisht aktiviteti është dominuar nga kosovarët e shqiptarët e Malit të Zi, që e kanë më të zhvilluar këtë sport.

Gjithsesi dhe tanët janë munduar, ndërsa ka pasur vende të para nga Akademi Shotokan Karate. Organizimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, apo dhe sekretarja e përgjithshme Erikela Ismailgecaj, shto dhe punën e drejtorit teknik Ramiz Ismailgecaj ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa aktiviteti e ka përmbushur qëllimin e tij. Aq sa turnetë mbarëkombëtar, jo vetëm në karate, por dhe në sporte të tjera do të vazhdojnë të jenë të përvishëm.

sportishqiptar.com.al

Tirana karate open 2013