Vizita e ambasadorit Gjerman ne Ulqin + Foto

November 21, 2013   | Politika

Vizita e ambasadorit Gjerman ne Ulqin-Cungu-FischerVizita ambasadorit të Gjermanisë në Mal të Zi z. Pius Fischer në Ulqin

Sot në vizitë njëditore në Komunën e Ulqinit ishte ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi z. Pius Fischer. Me këtë rast ai është takuar me Kryetarin e Komunës së ulqinit Nazif Cungu, e më pas kanë pasuar takimet me përfaqësuesit e KFW Bankës dhe DEG-ut.
Kryetari Cungu e ka njoftuar ambasadorin me situatën aktuale në Komunën e Ulqinit. Ai i ka kujtuar të pranishmit me rëndësinë e raporteve me Gjermaninë dhe kujton se turistët gjermanë kanë qenë vizitorët kryesorë të Ulqinit.

Ai e ka njoftuar ambasadorin me aktivitetet e ndërmarra me qëllim të përmirësimit të situatës në vetëqeverisjen lokale krahas situatës së vështirë në të cilën ajo gjendet, në radhë të parë për shkak të borxheve të mëdha nga periudha e kaluar. Masat e ashpra të kursimit, zvogëlimi i shpenzimeve, zvogëlimi i numrit të punëtorëve, ulja e rrogave dhe në fund nënshkrimi i planit sanues janë masat e domosdoshme që kanë si objektiv daljen prej kësaj situate, ka theksuar Cungu. Realizimi i IT infrastrukturës së objektit të Komunës së Ulqinit, themelimi i byrosë së qytetarëve janë aktivitete të ndërmarra për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të punës. Cungu ka theksuar se me të gjitha këto aktivitete ngadalë po realizohet konsolidimi i situatës financiare të Komunës. Ai ka kujtuar për lëvizjen e madhe përpara sa i përket miratimit të dokumenteve planifikuese si kusht për zhvillimin hapësinor të Komunës së Ulqinit. Ka theksuar punën e byrosë për projekte ndërkombëtare e cila në një periudhë të shkurtër ka pasur sukses të tërheq shtatë IPA projekte në shumën prej 1,2 milionë Euro. Kontaktet e rregullta me investitorët potencialë, pjesëmarrja në panairin e investimeve në Mynih janë masat me objektiv tërheqjen e investimeve në Ulqin.
Ambasadori Fischer i ka vlerësuar pozitivisht masat e ndërmarra dhe ka theksuar që duhet ngulur këmbë për zbatimin e tyre. Ai gjithashtu është informuar për projektet të cilët Qeveria e Gjermanisë përmes KFW bankës dhe DEG – ut do të përkrahi në Ulqin, që sipas vlerësimit të tij paraqesin kusht për zhvillimin e Ulqinit.
Në takim me Vodakomin është prezantuar projekti i ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili në bazë të studimit të fizibilitetit të kompanisë Gjermane Delhem ka vlerën prej 136 milionë Euro. Ata kanë prezantuar të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së parë të realizimit të projektit për të cilin banka gjermane KFW do të lejojë 20 milionë Euro. Ata e kanë njoftuar ambasadorin që vijon tenderi për zgjedhjen e konsultuesit i cili do të përcjellë fazën e parë të projektit.
Ambasadorit gjithashtu i është prezantuar projekti i hoteleve Plazhi i madh, i zinxhirit spanjoll Iberostar. Ky projekt është njëri prej pesë projekteve të prezantuar DEG-ut i cili ka nxitur interesimin për financim.
Pas vizitës në Komunën e Ulqinit ka pasuar vizita në Sh. F. Marshall Tito me të cilin rast ambasadori ka theksuar që KFW banka ka shprehur gatishmëri për donacion për sanimin e kësaj shkolle si dhe të shkollës së mesme Vëllazërim bashkim.
Gjithashtu janë shënuar edhe lokacione të caktuara në të cilët me ndihmën e instrumenteve gjermane do të caktohet matja e humbjeve në sistemin e ujësjellësit të Komunës së Ulqinit.
Ambasadori gjithashtu ka vizituar edhe gjirin e Valdanosit.