Intervistë me Asllan Zenelin – TV Teuta – Video

November 23, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Asllan-Zeneli-Hatixhe-Nelaj-Interviste-TV-TEUTAIntervistë me Asllan Zenelin kryetar i USP – dega Ulqin

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Lira të Malit të Zi, dega në Ulqin, Asllan Zeneli ka reaguar pas pushimit të njëzet punëtorëve të Kripores “Bajo Sekuliq” në Ulqin, ku 19 prej të cilëve janë shqiptarë, dhe që janë pushuar nga puna nga administrata e falimentimit në këtë ndërmarrje.

Sipas z.Zeneli qytetarët e Ulqinit janë mesuar më me premtime të kota, por ato presin projekte konkrete. Në Komunen e Ulqinit situata është katastrofale dhe është nevoja që kryetari i komunës dhe deputetët tanë të ndermarrin diçka urgjente për ekonomin e Ulqinit.

Sipas z.Zeneli Ulqini është qytet i falimentuar, kompanitë kanë dështuar, hotelet janë mbyllur ndërsa nuk ka tregues që situata mund të përmirësohet. “Mjafton te ecesh nepër qytet dhe të bisedosh me njerëzit për ta kuptuar se sa e vështirë është jeta për ta.

Në fund të intervistës kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Lira të Malit të Zi, dega në Ulqin, Asllan Zeneli edhe pse shpreson që të jetë gabim ai mendon se dimri do të jetë edhe më i keq për Ulqinin. Ai ve ne dukje se një nga arsyet për gjendjen e veshtirë në të cilën ndodhet shum qytetar janë privatizimet e deshtuara në ekonomi dhe falimentimet e ndërmarrjeve në komunën e Ulqinit.

 

http://www.dailymotion.com/video/x17jpjf