Dragoljub Koprivica fitues i maratonës së pavarësisë së Shqipërisë

November 29, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Maratona Skadar-Ulcinj-dragoljub koprivicaDragoljub Koprivica atleti i klubit Mornar të Tivarit është fituesi i maratonës së pavarësisë së Shqipërisë , Shkoder Ulqin që u mbajt të dje për nder të 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë maratonë morën pjesë 101 atletë dhe atlete nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.
Dragoljub Koprivica fitues i maratonës  se pavarsis

Pas ngritjes së flamurit dhe ekzekutimit te hymnit kombëtar, 101 maratonist, aq sa vitet e pavaresise se shtetit shqiptar, nisen  Maratonen e Pavarësisë Shkodër-Ulqin, duke pershkuar 42 km.

Maratona e pavarësisë së Shqipërisë-Shkoder-UlqinMARATONA E PAVARËSISË-GARUESIT NISEN NGA SHKODRA DREJT ULQINIT

“Maratona e Pavarësisë”, një aktivitet i iniciuar vitin e kaluar nga pasionantë të sportit nga Ulqini dhe Shkodra, është bërë pjesë e programit të hartuar për festimet e shpalljes së Pavarësisë. Grupit të maratonistëve shkodranë dhe ulqinakë, në edicionin e dytë të kësaj maratone, iu bashkuan edhe shumë të tjerë nga Tirana dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë por gjithashtu edhe nga Mali i Zi.

Maratona e pavarësisë së Shqipërisë-Shkoder-Ulqin-1
Në ndryshim nga viti i kaluar, kur maratona e kishte nisjen nga Ulqini për të mbërritur në Shkodër, këtë radhë itenerari i saj, është nga Shkodra në Ulqin. Ceremonia e nisjes së garës së kësaj maratone u zhvillua në sheshin e pedonales pranë bashkisë Shkodër.
Përpara se të jepej sinjali i startit, kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka dhe deputeti shqiptar i Ulqinit, Genc Nimanbegu, përcollën përshendetjet e rastit, duke iu uruar sukses pjesëmarrësve.

Maratona e pavarësisë së Shqipërisë-Shkoder-Ulqin-2

Ndërkohë, Esat Aloshi, ndër iniciatorët kryesorë të kësaj maratone, një shqiptar nga Ulqini, por që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një prononcimi u shpreh i kënaqur që nisma e tij me grupin e Ulqinit, e përkrahur nga veterani i sportit shkodran, Irfan Domnori në pjesën e qytetit të Shkodrës, tashmë është përhapur edhe në zona të tjera të Shqipëpërisë, si dhe atyre shqiptare në Malin e Zi.

BallkanWeb
Maratona e pavarësisë së Shqipërisë-Shkoder-Ulqin-3