Forumi rinor i PSD-se te Ulqinit vizituan Qendren per femije me aftesi te kufizuara

December 3, 2013   | Shoqëria / Društvo

Forumi rinor i PSD-se te Ulqinit vizituan Qendren per femijeMe rastin e diten Nderkombetare per persona me aftesi te kufizuara, perfaqesuesit e Forumit Rinor Socialdemokrat ne Ulqin me 3 dhjetor 2013 kane vizituar NVO “Pravo na zivot” si dhe qendren “Sirena”, te cilave kesaj radhe I kane dhuruar tre radiator per nxemje dhe nje numer te madh lodrash.

Sa per kujtese, te rite Socialdemokrat te Ulqinit edhe vitin e kalur e kane shenuar kete dite duke vizituar te vegjelit ne qendren NVO “Pravo na zivot”, e cila funksionon si shoqeri e prinderve te femive me aftesi te kufizuara.

Forumi rinor i PSD-se te Ulqinit vizituan Qendren per femije-1

Shoqata e permendur me larte, ne lokalitetin e saj te ri eshte pjeserisht e pajisur me nxemje keshtuqe tre radiatoret do jene te dobishem per ditet e ftohta te dimrit ne menyre qe kjo qender te funksionoj pa pengesa.

“Fjala eshte per femije te cilet sebashku me prinderit e tyre perbejne nje grup njerezish shume te ndishem dhe shpesh here jeten e tyre duhet ta adoptojne sipas disa qendrimeve te komunitetit social, i cili shpesh here nuk ka mirekuptim per nevojat e tyre. Me kete rast apelojme qe te gjithe individet dhe organizatat te punojne ne vazhdimsi per ndergjegjesim dhe perfshirjen e femive me invaliditet ne jeten e perditshme, ne menyre qe te behemi shoqeri me shanse te barabarte per te gjihte, e cila eshte nje prej principeve kryesore te socialdemokracise.” – percollen te rinjte Socialdemokrat.

Forumi rinor i PSD-së