Shmangen proceset gjygjësore ndaj ish ndërmarrjes „Primorje”

December 3, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif-Cungu-ndermarja-PrimorjeTakim lidhur me situatën në ish Ndërmarrjen e ndërtimtarisë „Primorja” në falimentim

Sot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka mbajtur një takim lidhur me situatën në ish Ndërmarrjen e ndërtimtarisë „Primorja” në falimentim. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesi i sindikatës të ish punëtorëve, drejtori i falimentimit dhe pronari i shumicës së ndërmarrjes.
Në takim është përmendur që ndërmarrja ka borxh rreth 1.200.000 Euro që duhen paguar nga shuma e falimentimit, e prej tyre rreth 320.000 Euro punëtorëve. Drejtori i falimentimit Ognjen Jovoviq, ka paralajmëruar se së shpejti do të paguhet një e treta e shumës që i kanë borxh punëtorëve, ndërsa për borxhet e tjerë duhet pritur shitja e shumës së falimentimit.

Në takim në veçanti është bërë fjalë për raportet pronësore të Komunës dhe „Primorjes”, përkatësisht për disa procese gjyqësore që janë në rocedurë në mes këtyre dy subjekteve, e prej të cilëve disa edhe më gjatë se 10 vjet. Bashkarisht është vlerësuar se zhagitja e mëtejshme e proceseve gjyqësore nuk shkon në favor as të njërës e as të palës tjetër, e për këtë është rënë dakord që të bëhet një prerje e gjendjes pas të cilës gjë të dyja palët do të paraqisnin qëndrimet dhe pozitat e veta, e pastaj në biseda të përbashkëta të tentohet të bëhet një barazim dhe të shmangen proceset e mëtejm gjyqësorë. Në këtë mënyrë më vonë me shitjen e pasurisë së ndërmarrjes do të mund të paguhen të gjthë kreditorët, para së gjithash ish punëtorët të cilët me vite kërkojnë të drejtat e tyre.