Esad Kraja u stolis me medalje të artë në Durrës

December 4, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Esad Kraja-medalje të artë në -DurrësTaekwondo Ulqini suksesi i radhës.

Me datë 01.12.2013 në Durrës u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së.

Në këtë turne morrën pjesë rreth 170 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi.

Në këtë turne u paraqit edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini i cili u përfaqësua me katër garues. Taekwondo Ulqini fiton 3 medalje, një medalje të artë, një të argjend dhe një të bronzit.

Esad Kraja fiton medaljen e artë i cili arrinë të fitoj tre ndeshje në kategorinë kadet i ri, pesha -32kg.

Artan Fici fiton medaljen e argjend i cili arrinë deri në finale, ndërsa në finale humbë nga garuesi Grek.

Garuesja tjeter e cila u kurorzua me medalje është edhe Medina Kanaqi e cila fiton medaljen e bronzit.

 

Falenderojmë të gjihtë sponsorët për përkrahje financiare.

Taekwon Do Ulqini Facebook