Marrëveshja për pensione ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës

December 17, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Nenad-Rasic-Predrag-BoskovicPodgoricë, 17 dhjetor – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, z.Nenad Rashiq, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe homologu i tij nga Qeveria e Malit të Zi, z. Predrag Boshkoviq,  kanë nënshkruar sot, në Podgoricë, marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin  e të drejtës për pension për qytetarët e të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje rregullon njohjen dhe konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas, deri më 31.12.1998.

Ministrat Rashiq dhe homologu i tij malazias, Boskoviq,  shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi bashkëpunim ky që do të ndikoj pozitivisht në përkujdesjen institucionale dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja  vendeve.

Kjo marrëveshje është e  një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë punuar deri në këtë periudhë në Mal të Zi dhe për ata qytetarë të Malit të Zi që kanë punuar në Kosovë, për të realizuar të drejtën në shfrytëzimin e pensionit.

Koha Net