Nika: “Jezusi“ thoshte : Kush ia çelë gropën atij tjetrit , bie vet brendë..

December 18, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika_ULQIN Shkruan, Muhamet Nika:

 “ Jezusi “ thoshte : Kush ia çelë gropën atij tjetrit , bie vet brendë..

– MOS E BESO PO DESHE ?!!!

Merret  vesh që  këtyre ditëve dështoi kolegjiumi  i Kryetarit Të Kuvendit në Ulqin, i thirrur në nisiativë  të komisionit zgjedhor komunal e me kërkesë të inspeksionit republikan i cili obligon kryetarin e kuvendit të Ulqinit , që për ligjshmëri të këtyre zgjedhjeve, të votojë në  kuvend  nxjerrjen e dy vendimeve; atë të numrit të mandateve, dhe të financimit të zgjedhjeve.  Propozues i këtyre vendimeve  i takon të jetë kryetari i komunës. Në bazë të burimeve mirë të informuara, merret vesh, që në mbledhje nuk morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Forcës së  Re  Demokratike të cilët, me siguri e kishin sabotuar mbledhjen. Në fund , merret vesh që ata  përmes një konkluze i dhanë afat , kryetarit Cungu, që deri të hënën,  të bëjë propozimin , për  nxjerrjen e   dy vendimeve mbi  mbarëvajtjen e  zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në të kundërtën , ata me nënshkrimet e veta do të bëjnë vetë thirrjen e mbledhjes…?!!!

A është komisioni zgjedhor komunal në Ulqin i ligjshëm?!!

Ashtu si vlen parimi, që për T’i  shitur mend dikujt,  duhet të jesh vet i mendshëm, kështu edhe  në drejtësi, për të kërkuar  nga dikush respektimin e ligjit duhet të jesh vet i ligjshëm. Në situatën tonë komisioni komunal në Ulqin, sipas asaj që ne dimë,i bie  vet  se nuk është i ligjshëm .  Ai është trup i kuvendit, dhe mandati i tij lidhet strikt, me mandat të kuvendit. Kur  kuvendi i shkurton  mandatin vetes, me këtë ai i shkurton mandatin edhe komisionit zgjedhor dhe në vend të tij duhet të  zgjedh një  komision të ri , ose të emërojë ushtrues detyre…. Kjo vlen pastaj për të gjitha trupat që ai emëron.   E në se hyjmë në detale, në strukturën e tij, dihet që në vend të “militantëve partiakë”, duhet që sipas ligjit,  të jenë juristë të dëshmuar. Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij komisioni, në se hyjmë në detaje, as që guxojnë  të jenë anë tarë të tij, për faktin që në zgjedhje të kaluara  kishin lejuar, disa parregullsi të pafalshme me ligj.  Kurse rasti më drastik ishte ai i  zgjedhjeve të fundit lokale, kur një “jurishniku” partiak i lejuan, që për një gjyshe të fshati,  të votojë me” punomoće“ …?!!  Ose  kur  anëtarët e komisionit, pa u mbledhur fare në seancë , tentuan t’i  marrin mandatin një këshilltari të Prosperitetit, sipas një metode fare të paligjshme…,procesin e  montimit  e udhëhoqi   anëtari i komisionit komunal-gjykatës F.Qeaniq,  i cili njëherit  ishte  dhe është ,  gjykatës në Gjyqin e Ulqinit…?!!! Për çudi, disa nga këto anëtarë të komisionit,  sërish janë ulë këmbëkryq dhe presin“  bakllaven e zgjedhjeve“.

Njëanshmëria e inspeksionit republikan ndaj Cungut dhe historiku i problemit që nga kohët e më hershme….

Koha  e Lidhjes Demokratke – diku rreth vitit 2000

Sipas nesh shteti lejoi pa rregullsi në punën e komisionit zgjedhor, që nga koha  kur pushtetin , e ushtronte Lidja Demokratike,  fjala bie, edhe pse kuvendi, atë herë, do të duhej  të kishte,  sipas vendimit 33 këshilltarë, ai, në  njërin nga mandatet e veta nuk , arriti të verifikojë mandatin e v 33 vetave, por punoi me 32 këshillëtarë – Lidhja Demokratike atë herë nuk pati, mundësi të zgjedh këshilltarin e 11 të sajin. Sipas logjikës kushtetuese, të gjitha vendimet e kësaj kohe, janë të paligjshme sepse ata nuk janë nxjerrë me vendim të33 këshilltarëve( teoretikisht , mungonte njëri icili  mund të përmbyste rezultatin  gjatë  procesit të  votimit)

 Koha e Udsh-së

Me ardhjen e këtij subjekti, institucioni i komisionit zgjedhor komunal devalvon fare, sepse Kuvendi nuk u mblodh jo vetëm për të nxjerrë  vendimet që sot janë kontestuese për ligjshmëri, por  as nuk u mblodh për të caktuar komisionin  përkatës zgjedhor. Zgjedhjet u bënë nga komisioni pa mandat, dhe askush nuk e kontestoi punën e tij, as legjitimitetin  e zgjedhjeve. Një situatë e ngjajshme u përsërit edhe  në kohën që  pasoi. Si duket  partisë në pushtet atë herë i konvenonte  që të shkonte në zgjedhje sepse ish e përkatitur për ta,  ndërsa  tashti punët kanë ndyshuar….. Ajo në Ulqin , nuk ndihet e sigurtë, për fitore dhe  duke përdorur edhe shantazhe tjera, që qëllimisht nuk po i përmendim, ka filluar që Cungut „ Ti fus shkopinj  nën rrotë“ .

Kur (nuk) të ha krimbi…

Thuhet se poshtë brirëve , të kafshëve, në rrëzë, qëndron një krim i cili aktivizohet nëse kafsha fillon të vritet. Ai pas disa goditjeve të para, që merr kafsha në brirë,  e „han“ ate  në tru, dhe asaj  duke mos e përballuar  dhimbjen, ishtohet instikti për  tu vrarë me kundërshtarin, nga një herë deri në vdekje…. Kjo që cekëm, vlen  kuptohet edhe për vrasjen e  deshve… Prej kësaj, si duket , kemi  trashëguar ,në popul, edhe atë thënin e njohur popullore,  e cila  është :“ Ehan krimbi…?!!!“. Kush ka pasur rastin  të shohë „garën“ e vrasjes së deshve në Kala të Ulqinit,  ka  pasur mundësi të vertetohet vetë , në këtë  sjellje  të deshve. Mirëpo nga një herë ndodh , që deshët pasi maten, me njëri tjetrin , nuk dëshirojnë  fare të vriten. Besohet  se kjo ndodh , kur ata vetë ,e hetojnë, që nuk kanë shansë, të mundin rivalin, nga se, zbulojnë  që  kanë kilogramet e njëjtë dhe ikin duke u larguar nga  dueli.

Nëse, ky rregull vlen, edhe për garën politike, në Ulqin, na duket se „ pas matjes , në teren „, 3 partitë kryesore,  tonat, zbuluan që kanë kilogramet e njëjtë, por ndoshta edhe gramët-duke përjashtuar këtu Forcën, të cilës, sipa „rregullit e të qenurit në pushtet“ dihet se 30 % të startit e ka më të fortë…  Andaj  ata,  sipas kërkesës së   komisionit komunal ,  po duket se u penduan, dhe  mundohen të nxirren , përmes  tij, duke zbuluar „shkeljet   e  formës“.

Nuk ka dyshim që mbledhja e kuvendit, doemos do të mbahet, por nuk ka dyshim, që mbledhja të shkojë edhe në kahje krejtësisht   tjera…., e pa  njohura  gjithë herë  , thuhet se krijon frikë,?!!!