Draga: Komuna e Ulqinit në hall me borxhet e trashëguara

December 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Nail-DragaJP CENTAR ZA KULTURU

NP QENDRA E KULTURËS

Ulcinj-Ulqin

Br./Nr.

19.12.3013

 

Kumtesë për media

Problemet financiare në Qendrën e Kulturës nuk janë të kohës së re, ata vazhdojnë më vite dhe si të tilla janë edhe në ditët e fundit. Nga marrja e detyrës së drejtorit me datën 01.11.2011, të punësuarit në Qendër kanë qenë minus 8 rroga dhe pa kontribute të pagaura nga data 01.9.2010. Ndonse themeluesi Komuna e Ulqinit është përpjekur për të eliminuar boxhin përkatës minusi ka mbetur i njëjtë. Por, pas grevës se të punësuarve në organizim të Organizatës u arrit që të merren 4 paga dhe në momentin e tashëm jemi me minus 4 paga.

Problem i veçantë për Qendrën paraqesin borxhet e trashëguara nga shumica  e kaluar parlamentare lokale të cilat janë realizuar para nëntorit të vitit 2011.

Kështu kemi trashëguar borxhin e ujit në shumën prej 27.948 euro, ndaj  Ndërmarrjës se Ujësjellesit e Kanalizimit. Pastaj kemi trasheguar borxhin e rrymës elektrike në vleren prej 40.000 euro, ku pagesa e fundit është bërë në  vitin 2008. Borxh i veçantë paraqesin kontributet për anëtarët e Këshillit Drejtues për periudhen 2007-2011, në shumën prej 39.300 euro. Po ashtu kemi trasheguar borxhin nga Hoteli Albatros në shumën prej 9.173 euro.  Cekim me ketë rast se jemi në procese gjyqësore me subjekte dhe indvid të cilët kërkojnë borxhet  e tyre, ku nga shkaku i tillë ne ketë vit dy herë e kemi pasur të bllokuar xhirollogarinë.

Nga ana tjetër Komuna ka marrë obligim për të mbuluar shpenzimet për kontribute dhe tatime për të punësuarit, pastaj shpenzimet e rrymës elektrike, anëtarve të Këshillit Drejtues dhe objekteve hoteliere..

Po ashtu Komuna  ka mbuluar shpenzimet e Festivalit të Këngës për Fëmijë, Panairit të Librit, Skenës verore dhe manifestime të tjera kulturore.

Duhet të ceki më ketë  rast se nga  Ministria e Kulturës nuk është  financuar Festivali-Skena verore Ulqini 2013, edhe pse kemi konkuruar në konkursin e publikuar, qe paraqet rast të veçantë.

Dhe në fund në kuadër të përgatitjes së buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2014, kërkojmë që me seriozitet të merren parasysh kërkesat tona dhe buxheti të jetë më i madh për Qendër, sepse vetëm në këtë mënyrë do të eliminohen  anomalitë financiare, nga koha e kaluar.

Po ashtu theksojmë se Qendra e Kulturës  dallohet nga institucionet tjera qe  është themeluar nga Komuna , sepse kjo financohet qind për qind nga buxheti i komunës, sepse sipas ligjit kultura është veprimtari joprofitabile.

Drejtori

Dr.Nail  Draga