Pritja e Vitit të Ri në Ulqin 2014

December 22, 2013   | Lajmet / Vijesti

Pritja e Vitit të Ri në Ulqin 2014Pritja e Vitit të Ri në sheshet e qyteteve tashmë është bërë tradicionale për metropolet evropiane, por këtë vit, nën patronatin e Komunës së Ulqinit, një pritje e tillë do të organizohet edhe në Ulqin. Me një mega-koncert edhe ulqinakët kanë vendosur që të përshëndeten me të vjetrin dhe të presin Vitin e Ri në ambient të hapur në Plazh te vogel, ku mysafir specijal do te jete grupi i njohur Elita 5.

Për pritjen e Vitit të Ri 2014 përfshire stolisjen e qytetit, si dhe spektaklin, janë ndarë rreth disa mijëra euro, mjete këto që nuk do rëndojnë shumë buxhetin e Komunës së Ulqinit.
Elita 5 koncert LIVE per vitin e ri ne Ulqin

Organizata Turistike ne bashkepunim me Komunen e Ulqinit i ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim në ngjyrat politike , që të bashkuar dhe të buzëqeshur të presin Vitin e Ri 2014.

Ftojme te gjithe te jene pjese e programit tone ku se bashku do te presim Vitin e ri 2014. Gjithashtu, në natën e ndërrimit të viteve Komuna e Ulqinit ka paraparë një program të begatshëm festiv për qytetarët.