Komuna Ulqinit – Gëzuar Krishtlindjet

December 24, 2013   | Anketë / Anketa

gezuarkrishtlindjet-ulqiniMë lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Ulqinit, të gjithë besimtarëve krishterë tju uroj festën e Krishtlindjes.

Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.

Le të jetë ky edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit, të harmonisë dhe të vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Me dëshirat më të sinqerta për më shumë mirësi, dashuri e mirëqenie, bashkëqytetarëve të konfesionit katolik ju uroj Krishtlindjet.

Urime!

 

Kryetari i Komunës

Nazif Cungu