Përfundoi seminari – Trajnimi i liderëve të rinj për çështje publike + Foto

December 24, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Përfundoi seminari - Trajnimi i liderëve të rinjDje ne Hotelin Mediteran përfundoi seminari dyditorë, Trajnimi i liderëve të rinj për çështje publike i organizuar nga UBA, Ulqin Biznes Asociacioni, BKA, Biznes Klub Ana e Malit dhe Televizioni Teuta.

Ne seminarin murrën pjese rreth 30 pjesëmarrës të cilët janë përgjigjur shpalljes publike të trajnimit.

Seminarin e kanë hapur Kryetari i UBA Ibrahim Milla, kryetari i BKA-se Kabil Kurti dhe Ilmira Lika, drejtoresha e TV Teuta. Ligjëruesit e parë ishin mysafirët e nderit Alban Dudushi dhe Ulpiana Lama të cilët janë prezantues së emisioneve prestigjiozë të Top-Chanel. Alban Dudushi pati prezantimin Media dhe Politika kurse Ulpiana Lama foli mbi Komunikimi strategjik dhe menaxhimin e krizave.

Një nga ligjëruesi tjerë në vijim ishte Ardian Lama, ekspert ne fushën e mediave i cili beri një workshop Intervistat dhe sjellja para kamerave.

Ligjeruesit dhe temat tjera ishin,  Integrimi evropian kriteret dhe hapat (Denis Carcani), Teknika dhe shprehitë karrierës, studime jashtë vendit  (Adri Nurellari), Marredheniet nderkombetare teorite baze (Edon Qesari),  Partitë politike dhe ideologjitë kryesore (Adri Nurellari), Gazetaria Investigative (Darko Ivanoviq), Ekonomia e tregut,  konceptet baze, (Blerti Lekbello), Konstiticionalizmi, rendesia e sundimit te ligjit, (Ledian Droboniku)

Në përfundimin e seminarit pjesëmarrësve u drejtua edhe Kryetari i Komunës Nazif Cungu  dhe organizatorët u kanë ndarë atyre certifikatat për pjesëmarrje.

UBA Asociacioni