Silver Korda bejte për Dritan Abazin

December 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Silver KordaPër datlindjen e Dritan Abazit

Drita-ni Ulqinit

Në çerdhen e kulshedrave nuk tu dridhë asnji herë zani-
as atëherë kur të bërtiti i xhungllës -Tarzani!

Në Olimp politikë të Ballkanit veç je ngritë-
edhe Bashkisë Europiane ti ke me i ba dritë!

Parlamenti i Zi, plet me serdara dhe knjaza-
ti me fjalë të matuna, ata veç me fraza!

Ti e ke meritu nji shtet përsëmarit-
e ja ku në vend Gamarit, i bijn samarit!

Edhe piunat lokal simas direktivave të Mretit-
me ligje të dhunëshme ia shtin të zezën Detit!

Ti, që shkëlqen si Drita në terr-
je i rethumun vetëm me sherr!

Tek pa i mush njizet e tetë-
je si plaktush e i gjanë si det`

Allahu të rujt edhe 100 vite-
krenar, fisnik edhe me rite

Tesh njizet vite Ulqinak`t votojn Knjazin-
ka ardhë epoka për DRITAN ABAZIN!!!

Urime për Datëlindjen e njizet e tetë-
i MADHI ishtë me ty, ti s`je kurrë vetë!!!