Mesazhi Familjes Mbretrore Shqiptare per Krishtlindjet

December 26, 2013   | Rajoni / Region

Albanian Royal Family - Familja Mbretrore ShqiptareGëzuara Krishlindjet – Merry Christmas

Të dashur Bashkatdhetarë,

 

Uroj, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë Familjes Mbretërore, Krishtlindje të gëzuara, të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen dhe që e festojnë këtë ditë në mënyrë të veçantë.

 

Urimi dhe bekimi Paqe në tokë njerëzve vullnetmirë që karakterizon tradicionalisht këtë festë qoftë me ne të gjithë dhe na udhëheqtë shpirtërisht gjatë këtyre ditëve të gëzuara. Ky urim bëhet edhe më aktual këtë vit përkujtimi të 1300 vjetorit të ediktit të Milanos nëpërmjet të cilit perandori me origjinë ilire, Kostandini i madh, lejoi praktikën e kultit të krishterë, duke dhënë atë shembull tolerance dhe bashkjetese fetare që është mesazhi më i ndjerë, më shpresdhënës dhe më unik që shqiptarët mund t’i ofrojnë sot botës me krenari legjitime.

 

Këtë trashëgimi dhe thesar, Familja Mbretërore Shqiptare, në gjirin e së cilës besimet tona kryesore kanë qënë gjithmonë të përfaqësuara dhe të ndërthurura në mënyrë të natyrshme, e konsideron si një nga vlerat më të çmuara. Si kreu i saj, jam i vendosur, që së bashku me të gjithë shqiptarët ta ruaj, ta promovoj dhe ta bëj një nga vlerat më pjellore të shoqërisë shqiptare.

 

Paqe njerëzve vullnetmirë, bashkim dhe vllazërim midis të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë dashamirë !

 

Një urim të ngrohtë nga zemra të gjithëve !

 

Leka II Princi i Shqiptarëve.

 

Dear fellow Albanians,

 

I wish you in the name of the Albanian Royal Family a Merry Christmas to all Albanians wherever they happen to be whilst celebrating this joyful day.

 

Congratulations and blessings for Peace on Earth to those of goodwill during this traditional holiday which is characterized by joyful spirits. This wish is ever more important this year commemorating the 1300th anniversary of the Edict of Milan by which the Roman Emperor of Illyrian origin, Constantine the Great, allowed the practice of Christian worship, giving the example of religious tolerance and unity. A message unique to the Albanians which we can offer to the world with great pride.

 

This heritage and treasure, The Albanian Royal Family, in which all the religions are represented and integrated so naturally, considers as one of the most precious values of our nation. I am determined together with many to preserve and promote these values within our society!

 

Peace be upon you, brotherhood and unity to all albanians and our friends world wide.

 

Warm greetings from the heart to all.

 

Leka II, Crown Prince of the Albanian

 

http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/news/87