Ne kufirin Sukobin – Muriqan kapet me 30 kg drogë

December 27, 2013   | Ngjarjet - Events

kapet me drogeGjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar Sukobin – Muriqan, 25-vjeçari Edmond Gjini nga Laçi ka rënë në prangat e policisë së kufirit dhe migracionit në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, në automjetin e tij u gjet drogë e llojit kanabis sativa, e gatshme për treg.

Shtetasi në fjalë po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij tip Volksvagen me targë AA 192 GT dhe gjatë kontrollit të ushtruar në dy gomat rezervë u gjet droga e ndarë në qese dhe e mbështjellë me izolant e presuar me sasi prej 30 kg e 200 gr.

Nga hetimet e kryera rezulton se 25-vjeçari kishte synim që drogën ta transportonte në drejtim të Italisë, dhe ka shfrytëzuar periudhën e festave ku numri më i madh i lëvizjeve është në drejtim të Shqipërisë.

Ballkanweb