Fuad Haxhibeti: Refuzimi i votimit të vendimit për interesa personale

December 28, 2013   | Politika

Fuad-HaxhibetiKumtesë  për   opinion

Ulqin, 28.12.2013

Refuzimi  i   votimit  të   vendimit  për  interesa  personale

Refuzimi  i  votimit  të  Vendimit  për  financim  të   përkohshëm  të  Komunës  së  Ulqinit  , nga ana e këshilltarëve  te  subjekteve  politike  në  Kuvendin   e  Komunës   së  Ulqinit  me  përjashtim  të  Forcës  së  re  demokratike  ,  dëshmon  mos  gadishmërin  dhe  mospërgjegjsin    e  subjekteve  politike .

Me  gjithë  angazhimin  maksimal  të  kryetarit  të  komunës  z.  Nazif  Cungut  ,   që  për  këto  dy  vite ka arritur ti shlyej borxhet e bëra nga ekzekutivi i mëparshëm në vlerë afer 4 milon  euro, komuna nuk ka pasur mundësi për të shlyer të gjitha obligimet financiare ndaj subjekteve të ndryshme. Andaj duke patur parasysh gjendjen aktuale financiare,do te kishte qene e udhes qe këshilltarët të reflektojnë pozitivisht ne menyre qe te  tejkalohet kjo situatë e jo të refuzohet miratimi i Vendimit për financim të përkohshëm.

Forca  e  re  demokratike  i  kupton  subjektet  politike  se  në  prag  të  zgjedhjeve  lokale  kanë  nevojë  për  marketing  politik  ,  por  njofton  opinonin  se  një  veprim  i   tillë   është  kundër  interesave  të  të  punsuarve dhe subjekteve  në   admininistratë  komunale të  cilët  gjatë  dy  viteve  të  fundit  punuan  me  një  përkushtim  të  madh. Andaj,  një  përgjegjesi  e  tillë  bie  mbi  ata  subjekte politike  të  cilët  nuk  votuan pikën  e  rendit  të  ditës për  financim  të  përkohshëm ,  ku  në  rend   të  parë  kanë  interesin  personal  dhe  partiak,  e  jo   atë  të  qytetareve  të  cilët  i  perfaqesojne.

Andaj ,  si  deri  më  tash  edhe  në  të  ardhmen   Forca   do  të  jetë  në  mbrojtje  të  interesit  të  qytetareve ,  dhe  si  e  tillë  dallohet  nga  subjektet tjera  politike , që  është  dëshmuar  edhe  me  mbështetjen  e  votueseve  në  komunën  e  Ulqinit.

 

Kryetari i Klubit

Mr. Fuad HAxhibeti