Forca Rinore i dhuroj një buzëqeshje fëmijëve të qendrës Sirena

December 29, 2013   | Lajmet / Vijesti

Forca Rinore i dhuroj një buzëqeshje fëmijëve Sirena“Të dhurojmë një buzëqeshje”

Forca Rinore dje në orët e mëngjesit I dhuroj një buzëqeshje fëmijëve të qendrës ditore me aftësi të kufizuara “Sirena”. Ato përgatitën disa dhurata speciale për këtë rast duke I’u referuar nevojave të këtyre fëmijëve.

Ky projekt është tashmë tradicional nga antarët e Forcës së re Demokratike pasi që vitin e kaluar këtë iniciativ e morri Forumi I Gruas. Këtë vit u vendos që të rinjtë ta vazhdojnë dhe kjo u mirprit nga të gjithë anëtarët e Forces Rinore.

“Humanizmi është një prej gjërave më të bukura, andaj edhe ne si forum ndjehemi tepër mirë që sa do pak në këtë atmosferë festive patëm mundesinë të dhurojmë buzëqeshje dhe shprehem vullnet për të ndihmuar qendrën ditore në iniciativat e ardhshme” shprehet kryetari i Forcës Rinore Asllan Llunji.

Kjo është vetëm pjesa e pare e projektit “Të dhurojmë nje buzeqeshje” I cili në qendër të vëmendjes ka njerezit ne nevoje. Ky project realizohet gjatë festive të fundvitit dhe formon kornizat e bashkpunimit dhe ndihmës humanitare nga Forca Rinore.  Qellimi I këtij projekti është ti ndihmojmë fëmijët dhe familjet në nevojë duke I dhuruar atyre një motiv për të buzëqeshur.

Forca Rinore