Kryetari Cungu vizitoi Arabinë Saudite + Foto

December 29, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Shoqëria / Društvo

Kryetari Cungu vizitoi Arabinë SauditeKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu qëndroi në një vizitë njëjavore në Arabi Saudite gjatë të cilës realizoi një sëri takimesh me përfaqësues të Bankës Islamike për zhvillim si dhe investitor të ndryshëm që shprehën interesimin për investime në Ulqin dhe Mal të Zi. Kryetarit Cungu në këtë vizitë u bashkangjitën edhe përfaqësues nga qeveria e Malit të Zi në krye me sekretarin Predrag Laushiq nga Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një prej takimeve në Bankën Islamike për zhvillim është realizuar me Shërbimin e financave. Meqë ky shërbim merret kryesisht me tokën e vakufit, në këtë takim është biseduar për finansimin e një projekti që do të ndihmoj në jetën e përditshme të qytetarëve të Ulqinit por që do të mbetet pronë e vakufit. Vlera e këtij projektit arrinë shumën prej 5 milion euro duke përfshirë edhe studimi i fizibilitetit për këtë projekt. Mbetet që Komuna e Ulqinit të filloj bisedimet me Bashkësin Islame lidhur me propozimet për këtë projekt dhe më pas do ti dërgohet bankës në shqyrtim.
Kryetari Cungu vizitoi Arabinë Saudite-1
Takimi tjetër është realizuar me Shërbimin për ndihmë sociale ku është diskutuar për një projekt të karakterit edukativo-social, që do të realizohet nga një NVO dhe arrin vlerën deri në 200 mijë euro.
Delegacioni nga Mali i Zi poashtu takuan përfaqësuesit e Shërbimit për studime dhe edukim ku diskutuan për organizimin e një workshopi lidhur me mënyrën e funksionimit të industrisë bankare islamike. Kjo do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Odën ekonomike në Malë të Zi.
Në takimin me Shërbimin islamik për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit privat si dhe grupin e biznes forumit bankar është diskutuar për organizimin e një konference ndërkomtare për investitor jo vetëm nga Arabia Saudite por nga e gjithë lindja. Kryetari Cungu ka propozuar që kjo konferencë të mbahet në Ulqin ku do të prezantohen të gjitha mundësitë ivestuese që ka Mali i Zi në turizëm dhe bujqësi. Drejtori i këtij shërbimi premtoi hapa të mëtutjeshme menjëherë pasi që Qeveria e Malit të Zi të dërgoj kërkesën për këtë.

Kryetari Cungu vizitoi Arabinë Saudite-2
Në takimin e radhës me Shërbimin e finacave dhe tregëtis, delegacionit të Malit të Zi i është mbajtur prezantimi i procedurës të antarsimit të shteteve në bankën islamike si dhe të gjitha benefitet nga ky antarsim. Si shembull u përmend Shqipëria që është antare që në vitin 1994.
Takimet në Bankë islamike u përmbyllën me takimin final në kabinetin e drejtorit të bankës z. Dr. Ahmad Mohamed Ali. Kryetari Cungu felenderoi z. Ali për ftesën dhe mikëpritjen duke dorzuar dhurat anijen nga Ulqini. Falenderimit u bashkangjit edhe sekretari Jelushiq i cili njëkohësisht ftoi përfaqësuesit e bankës për një vizitë në Mal të Zi.
Takimet tjera janë realizuar me Odën ekonomike të Arabisë Saudite dhe investitorë të ndryshëm të cilëve janë përcjellur informata për mundësit e investimeve dhe politikën e tatimeve për investitorë të huaj në Ulqin dhe Mal të Zi.
Si përfundim i kësaj vizite mbeten një sëri hapash që duhet të ndërmerren nga Ulqini dhe Mali i Zi për të vazhduar drejt realizimit të projekteve konkrete të diskutuara në takime.