Numanoviq: Simbolet kombëtare lejohen në dasma

December 30, 2013   | Bota

suad-numanoviqProjektligji për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare përcakton përdorimin e tyre të lirë në dasma dhe vetëqeverisjet lokale në të cilat popujt pakicë përbëjnë shumicën, ka sqaruar Ministria për të Drejtat e njeriut dhe të Pakicave (MDNjP).

Nga kjo Ministri sqaruan se interpretimi i ligjit të ri ishte keqinterpretuar në një pjesë të opinionit publik.

Ata sqaruan se sipas këtij projektligji përdorimi i flamurit dhe stemës të popujve pakicë është i lejuar në rastet e festave shtetërore dhe të festave kombëtare të pakicave në ndërtesat e vetëqeverisjeve lokale ku popujt pakicë përbëjnë shumicën, si dhe përdorimi privat i simboleve kombëtare në dasma e gëzime të tjera.

Sipas këtij projektligji, përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave është i ndaluar në ambientet e Parlamentit të Malit të Zi, Kryetarit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave, Prokurorisë së Shtetit, Ministrive, Ushtrisë së Malit të Zi, Bankës Qendrore, përkujtojnë nga kjo ministri.

Gjithashtu, simbolet kombëtare nuk mund të përdoren në takime ndërkombëtare, sportive, politike, shkencore, kulturore, artistike dhe tubime të tjera që përfaqëson Malin e Zi.

Përdorimi i simboleve kombëtare në hapësirat zyrtare për ceremonialet të destinuara për dasma po ashtu është i lejuar.

Përdorimi i simboleve kombëtare në takime publike rregullohen me ligjin për tubime publike, shkruan në këtë deklaratë. /MALESIA.ORG/