Ndahen në Ulqin çmimet prestigjioze të sportit për vitin 2014 + Foto

December 31, 2013   | Sporti / Sport

Ndahen në Ulqin cmimet prestigjioze të sportit-2014U ndanë çmimet për sportistët dhe klubet e komunës së Ulqini

Në organizim të Sekretariatit për Administratë dhe veprimtari shoqërore, në sallën e Kuvendit komunal me date 30.12.2013 vit u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe klubet sportive të komunës së Ulqinit. Çmimet u ndanë për sportistin më të mirë të vitit, klubin më të mirë në sportet individuale, klubin më të mirë në sportet kolektive si dhe sportistin më me perspektivë në komunën e Ulqinit për vitin 2013.
– Sportisti më i mirë për vitin 2013 u shpall Rrezart Cungu nga Klubi i Tenisit Belvi dhe Teuta Ukoshata nga Klubi i futbollit i femrava Ulqini.
– Klubi më i mire në sportet individuale u shpall Klubi i Karates Champion.
– Klubi më i mire në sportet kolektive u shpall Klubi i Hendbollit Ulqini.
– Sportistja më me perspektivë për vitin 2013 u shpall AdonisMarkashi nga klubi i karates Champion dhe Hantije Ibroçi nga Klubi I karates Ulqini.
Në këtë ceremoni u nda edhe mirënjohja për punëtorin sportiv më të mire per Z. Hajro Çaushin i cili me kontributin e tij gjatë viteve bëri që sporti, basketbolli më konkretisht , të jetë ne një nivel të lart në qytetin tonë.

Neë ceremoni mori pjesë dhe kryetari i komunes Z. Nazif Cungu i cili bëri dorëzimin e diplomave dhe trofejëve dhe uroj sportistave qe edhe në të ardhmen të vazhdojn të shenojn suksese si deri tani.