Nika: Dikur u tha : Kush na shet e kush na blen…, e Sot…?!!!

December 31, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

  UlqiniShkruan Muhamet Nika

Thuhet se dikur, një tregtar i pa punë, pasi mblodhi një thes dushk,  vendosi ta qes  atë  në Pazar…,u nis, dhe  rrugës për atje, takoi, në të kthyer, një tregtar tjetër,  gjithashtu, me një thes krahut….Pasi, u përshëndetën, vendosen që pa i çelur fare( gjytër)  t’i ndërrojnë thasët….Kur, u ndanë dhe ecën do rrugë, në kahe të kundërta, vendosen  ti çelin thasët, ky , që e kish pasur, të mbushur thesin e  tij me dushk, kur e çeli pa , që në thesin e ndërruar, kish vetëm gogla…, ndërsa tjetri, pasi e çeli thesin,gjithashtu nuk u habit , kur në te, hasi dushk, andaj edhe me vete, në heshtje  tha “Dushk për gogla”….?!Që atëherë , edhe sot ,  nga kjo kohë, kemi trashëguar, shprehjen e përmendur….?!!! Kështu, po duket , edhe këta tanët, kur ranë në hall parash- të Komunës së Ulqinit, me ata- të  Podgoricës, kanë vendosur  , të shesin , do” ide” e “projekte”, fare të paligjshme për tregun modern evropian. E gjithë kjo që po bëjnë, na duket – si puna e dushkut me gogla, të tregtarëve të përmendur. Një gjë , është krejt e qartë , koha e rusëve(ndoshta ajo e goglave…)ka  kaluar përfundimisht…Perëndimorët, nuk janë rusë, që blenë edhe tokën e huaj në katasdër… Këta, për dallim prej rusëve, kërkojnë pazare të pastra, me probleme pronësoro juridike të rregullta, e sidomos aty, ku nacionalizimet e pasurisë janë bërë edhe 3 herë gjatë një shekulli. Në këto raste, gjithsesi, duhet deklarimi i kuvendit lokal dhe ai i popullsisë lokale.. Askush, atje , para tyre, nuk mund të jetë tregtar , e të shes, në emër të popullit….?!!! Ata për do kaçile që lamë pas derës së komunës, u trembën dhe hoqën dorë  prej Valdanosit?!

NË PODGORICË ËSHTË FORMUAR KADASTRI PËR SHITJEN  I PLAZHËS SË  MADHE- PA E PYETUR FARE KUVENDIN E ULQINIT- EDHE PSE LIGJET NDËRKOMBËTARE CEKIN TË KUNDËRTËN GJATË SHITJES….?!!!

Më poshtë, do mund të shiheni,qartë, se  si duken prospektet e shitjes së tokës nga qeveria, sipas të cilëve del , që gjithë puna, “demek” ndodh edhe me përkrahjen e pushtetit vendo- dushk për gogla…?!!!

 

Maketi i hotelit të ardhshëm Galeb- nga emblema e komunës QË GJINDET ATY ,shihet se shitja, ndodh gjoja edhe  me pëlqimin e saj…, okej dhe aferim…?!

Kjo vlen edhe për Jadranin, Plazhën e Madhe dhe Shtojin….?! Ku shkoi, gjithë ajo energji, “ e protestave me kaçile….” dhe peticioni për Planin Hapësinor të organizuar, kohë më parë e kokë në vete, pa e pyetur , fare Kuvendin e Ulqinit, që kish mandat dhe kapacitet ligjor për të penguar diskriminimin  hapësinor QË NDODHTE  NË ULQIN?!!! Dhe duke i falënderuar, kësaj, syeleshësie,  i takoi, që Ulqini të ishte e vetmja, komunë, në Mal të Zi,  e cila nuk dha vërejtje në Planin Hapësinor, të Malit të Zi, gjatë  miratimit të tij në Kuvendin Republikan…?!!! Punët, rreth planit , në këtë  situatë, nuk  tentuam, t’i zgjidhnim, me institucionet  e ligjshme- Kuvendin tonë të Ulqinit, por mbi bazën, e do njoftësive, e lidhjeve- për mua të dyshimta, me disa” kallepë burrash…”,  si dikur të parët tanë, që ia mësynin për nderë Krajlit…?!!  Pasi , veç shihet, se jemi , duke dhunuar, institucionet e dala nga vota, a kemi drejtë të pyesim-Ku shkoi, ajo që u cek, se me “Njoftësinë e dy tre vetave që patën në Qeveri” edhe komuna e Ulqinit, sipas Planit Hapësinor, u avansua “në kërkesë të tyre”, në  Qendër Regjionale- si Tivari,  në të cilin , për 20 vjetët e ardhshme, pritet të   gravitojnë komunat tjera për rreth. E kush pritet, sipas tyre, të gravitojë drejt  Ulqinit  si Qendër Regjionale, gjatë njëzet vjetëve të ardhshme…?!!!

Plazha-madhe-Ulqini

Maketi i  një objekti ,  turistiko- shëndetësor në Shtoj , që pritet të shitet…., ky është veç fillimi….?!!!Po cilit nga kryetarët e ardhshëm të Kuvendit, do t’i takojë për hise të nënshkruaj shitjen , pa e pyetur popullin e Ulqinit…?!!!

Ose nëse shitjet mund të kenë dështuar, në se, të huajt, na e diktuan hilen…, që disa, dëshirojnë të shesin pa e pyetur fare popullin- në  emër të  popullit, kurse në realitet është e kundërta…, a thua, në këto situata, futja e kapitalit  të mudshëm arabë- mund të na prish punë; sipas disa indikacioneve… duke mos pasur kamata, përsëri do „ të na hidhërojë me  palën tjetër“- bankat perëndimore që kanë kamata, sepse gara nuk është e njëjtë në mes të investitorëve potencialë,  dhe shansi përsëri do të humbet…?!!! Vërtet, përse ministri Gvozdenoviq nuk udhëtoi, me këta tanët në Dubai, pasi ish paralajmëruar- mos gjë u prish plani….?! Avramoviqin, e mbaj mend të ketë thënë : „ Kapital je najveća kukavica“- kuptohet , se fjalën e kish, për atë kapital , që është fituar me djersë….., po ky i yni dhe ai i rusëve – Si rri puna, athua është qyqe apo sokol?!!  Unë thjeshtë , nuk e besoj, që u bëmë aq të zot për të mashtruar të tjerët në shitëblerje. Panta rei- çdo gjë rrejedh dhe asnjëherë nuk shohim të njëjtin uj, nëse shohim të njëjtin film.

Kujdes…, fundi.., thuhet, se  është shumë i ngjajshëm me fillimin edhe pse , fare nuk ia përngjet atij… Ndërsa,   kjo puna e filmave që po më vjen nëpër gojë, po më kujton, fillimin…, që ndodhi“ si film“ – Cani , në“Geto- 3-shin, „duke përzier leshin“ e tij…, dikur këndonte: Dhe kiveti kallzon filma/ pa kinez nuk mbahet firma…. ?! Vërtetë, si duken punët, këtu në Ulqin- shumë shpejt,  mund të ndjehim në  „Geto Kineze“sepse vetëm ata, nuk këqyrin…, ndërtojnë lirë dhe punojnë edhe më lirë , kuptohet,  në se humben rastet e shitjes  me të tjerët…?!!!