Nika: Si lindi “NAÇERTANIA-NACRT-i”- PROJEKTI serb i shfarosjes shqiptare të Ish Perandorinë Osmane?!

January 1, 2014   | Anketë / Anketa

Muhamet-NikaShkruan :Muhamet Nika

 A VAZHDOJMË, PËRSËRI  TË JEMI NËN PROJEKTIN E NAÇERTANIES SERBE TË ILIJA GARASHANINIT

Si lindi “NAÇERTANIA-NACRT-i”- PROJEKTI serb  i shfarosjes shqiptare   të  Ish Perandorinë Osmane?!

 Aty, nga shekulli i 19, kur po shihej se kish  filluar tu sosej kandili i  perandorive të dikurshme, të Ballkanit  dhe më gjerë, si asaj : turke , ruse dhe austriake,  popujt sllavë që gjendeshin nën administratën e tyre  nisën  trazirat dhe filluan, të përpilonin  e  huazonin , nga njëri tjetri , projektin(nacrt-in) e çlirimit të vet. Si duket të, parët që  patën  sukses  të çlirohen, ishin serbët . Andaj po duket që  me këtë rast, u krijua një bindje, që  atyre edhe  iu takonte  roli prijës për çlirim i të gjithë sllavëve të jugut.  Në mesin e të  tjerëve, kështu, mendonin edhe polakët , të cilët kishin hartuar edhe një projekt “Naçertanien” e vet.  Këto  projekte, “ çlirimtare” i binin  të ishin njëkohësisht  robërues për popujt tjerë  jo sllavë, të këtyre perandorive  .  Rasti  i serbëve, në raport,me shqiptarët, në këtë situatë, dëshmon, që, ai i cili, ka qenë i pushtuar, dëshiron të  bëhet  pushtues. Ngjajshëm sot ndodh, në raport të malazezëve, me shqiptarët?!”

Duke diferencuar çështjen, shohim  që; Pas  dështimit të lëvizjes çlirimtare polake ndaj perandorisë, ruse – elita  polake në emigrim , që jetonte në Francë dhe Angli , me në krye Frantishek  Zahun, themelon  projektin e vet i cili parashihte , bashkimin e të gjithë sllavëve të jugut , në një perandori të re, duke mbytur pakicat tjera dhe këtë projekt të vetin , të njohur si Naçertania, Zahu,  ia  kish dorëzuar  ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Ilija Garashaninit, për zbatim…, si shtet i parë i sllavëve të jugut, i cili ish çliruar i pari. Andaj si i tillë, këtij, duhet t’i takonte, nderi të  bashkojë gjithë sllavet e jugut.. Garashanini, vendosi, që në vend, të emërtimit , bashkimi i sllavëve të jugut- sipas Zahut,   ai, i    zëvendësojë, me fjalët- bashkimi i të gjithë serbëve , jashtë shtetit serb të kohës. Naçrtanien, pastaj, fshehtas, ia dorëzoi qeverisë së Karagjorgjeviqit dhe asaj të Petroviqëve…. Thuhet, se, dy qeveritë, këtë,  e bënë projekt ilegal zyrtarë  të politikës së jashtme  të shteteve serbe. Në bazë të tij, pastaj, u  minua, Dinastia e Petroviqëve  dhe u  punua me të madhe  , në përsosjen e projektit famëkeq , në dëm kryesisht,  të popullit shqiptar. Nga i  tërë potencialin  akademik sebomalazez deri në ditët tona. Besohet, që asnjë qeveri e këtyre dy shteteve, nuk ka çuar dorë dhe nuk çon  nga zbatimi i projektit, asimilues dhe asgjësues  për popullin shqiptarë  deri  në ditët tona.

Движеније и таласање међу Славенима почело је већ и заиста никад престати неће. Србија мора ово движеније а и ролу или задатак, који ће она у том движенију за извршење имати, врло добро упознати. Ако Србија добро пројесапи шта је она сад? у каквом се положенију налази? и какви њу народи окружавају? то се она мора уверити о томе, да је она још тако мала, да у овом стању остати не сме, и да она само у сојузу са осталим окружавајућим је народима за постићи своју будућност свој задатак имати мора. Из овог познавања проистиче черта и темељ српске политике, да се на не ограничава на садашње њене границе, но да тежи себи приљубити све народе српске који ју окружавају.

— Гарашаниново Начертаније

 

Përmes, aktivitetit propagandistik  “Naçertania”, duhej të përgatiste, popullsinë e atë hershme serbe,  që të futej në Serbinë e ardhshme, duke aneksuar , pjesë të Bosnjës, Malit të Zi, Dhe Shqipërinë e Veriut, e cila , gjendej nën Perandorinë Osmane. Projekti- Naçertania, i bindte,  serbët e Kosovës, se e drejta e bashkimit, ish një e drejtë e shenjtë e tyre që buronte nga shekulli 14, i Perandorisë  së Car Dushanit, dhe që  e cila duhej të  përfshinte gjithë Shqipërinë. Historiografia serbe, këtë, mundohet ta njohë si “Stara Serbija”. Garashanini, në projekt, porosiste, që : “ Serbia, -ako dobro projesapi(e bënë hesapin mirë)”,…. duhet të shikojë  se me çfarë popujsh rrethohet…,që është një vend i vogël….,që nuk  duhet të jetë  ase si në këtë gjendje, … , që duhet të hartojë një politikë të sajën , nga e cila, për një kohë të gjatë qeveritë e saja duhet ta kenë në konsideratë zbatimin…, që tregtia ,në jug ,duhet të bëhet përmes Shkodrës e deri në portin e Dulqinit- si rrugë e vetme…,dhe  në se  nuk ndodh kështu , atëherë ajo do të shkatërrohet si një anije përfundimisht…  Gjithashtu, projektet tjerë që e  pasuan atë, madje  deri te  Andriqi, shohim gjithherë, të porosisin, që në vendet e pushtuara , jo sllave,  popullsia jo sllave, bashkë me klerikët e tyre nuk duhet  të respektohen , por të  injorohen  e  kërcënohen me marrje e djegie të pasurisë, duke  nxitur shpërnguljen masovike , kryesisht përmes nacionalizimit të pasurisë, dhe ndarjen në mes të kolonëve serbë ose shitjes së saj. Mbi bazën e kësaj sheme të propagandës, që mësonte , “ Naçertania”- u bënë edhe luftrat e fundit në ish –jugosllavi. Serbët , jashtë shtetit serb ishin të indoktrinuar , nga një  një luftë mediatike, kudër të tjerëve e për bashkim të vetin?!!!

 

A ËSHTË LIGJI I RI I PASURISË DETARE NJË NACIONALIZIM I RI NË DËM TË SHQIPTARËVE DHE NJË VAZHDIM I PROJEKTIT TË “NAÇERTANIES” SERBE

 Kush e ka lexuar, “Naçertanien”,  cekëm, se ka hetuar, që Garashanini, ministri i punëve të brendshme serbe, një ish punëtorë i doganave, për të zhbllokuar, tregtinë serbe në jug me turqit, si rrugë të vetme kish dalluar, atë të Shkodrës që çonte deri  në Dulqin- siç e quante ai, Ulqinin, dhe ku duhej, sipas tij, sa më parë e  detyrimisht të vihej një agjend tregtar serb!!! Përveç  qeverisë së Aleksandër Karagjorgjeviqit, për “Naçertanien- nacrtin”, që shkonte në dëm të popujve josllavë, pas bashkimit të tyre, që pritej, me rëninien e tri perandorive të atëhershme, për ekzistimin e saj, si projekt,  me siguri, ish në dijeni edhe qeveria e Petroviqëve, duke e pasur atë, si program ilegal afatgjatë??!!

Sot, fare mirë, dihet, se pas daljes në dritë të këtij, projekti famëkeq, anglezët dhe francezët, duke qenë kundër perandorisë austrohungareze dhe asaj turke, ishin   në favor të  përkledhjes së serbomalazezëve edhe kur ishte në pyetje  grabitja e tokës së  popullit   shqiptar nën   Perandorinë Osmane. Serbo- malazezët, kuptohet që  ,nuk do të kishin mundur të shtinin në dorë hapësirat shqiptare pa përkrahjen e evropianëve . Ata, si duket , në këtë aspekt, me të huajt e në raport me ne shqiptarët në Ulqin, i ka dalluar dhe i dallon mashtrimi perfid  i tyre , që nga kontakti i parë me ne. Po duket, atë që na e  kanë bërë, po  vazhdojnë e dhe , të na e bëjnë….  Sidomos,  mendojmë  të mashtrimet ,  që bëhen, aktualisht, gjatë  proceseve të   nacionalizimit të pronës nga shteti ose gjatë tentativës për shitjen e saj.

Le të kujtojmë e t’i kthehemi , procesit të privatizimit të kryer në  Maltë Zi, i cili, Komunën e Ulqinit / banorët e saj i la pa hise e  për  këtë , si duket,  kurrgjë askujt, vetë procesi i përngjante , më tepër,  një nacionalizimi të ri të pasurisë së qytetit se sa një privatizim  të drejtë …Ndërsa, nacionalizimi i fundit që është duke ndodhur gjatë vitit 2013 , në brezin e  pasurisë detare, i cili  ndalon shitjen e truallit nga pronarët, hetohet, që  i ka kap në heshtje, të gjithë politikanët  nacionalë,  pa përjashtim dhe krijohet përshtypja se ata(disa) mund të  jenë të kyçur, vetëm,  ndoshta nga prapaskenat e ngjarjes, kurse pjesa tjetër, nuk është e kuptueshme pse hesht. Të paktën, opinioni, nuk e priste, të ngjajë, nga  ajo pjesë që  organizonte peticione për anulimin e tenderëve të  shitjes së pasurisë për gjatë gjithë brezit detar. Madje, po them,  më patën shti, “ në zor”, edhe mua , kohë më parë, për të nënshkruar peticionin për mos shitjen e pronës, si kryetar i kuvendit…Kurse , sot, qarkullojnë , zëra- të fshehta publike…, që ky, apo ai opsion politik, vije në shprehje në kombinim të pushtetit të ardhshëm lokal, me DPS, sepse, do t’ia nënshkruaj të gjitha DPS-sit, për të shitur  Ulqinin?!!! Po si po ndodh, kjo punë kështu, veç një zot e di?!

Kohët ndryshojnë dhe kësaj po i ndihmojmë edhe vetë

Nëse trashëgimtarët e 5 krajlave të dikurshëm, të Evropës- sot Bashkimi Evropian, morën përsipër, që Ulqinin, t’ia    dorëzojnë me forcë -si port, Malit të Zi , për  100 vjet, sot këtyre, dihet që u takon, për të shikuar se si është  administruar me pasurinë e tyre. …Për se qyteti i Ulqinit e humbi , primatin e vet si port detar…, ,dhe  a thua se Krajli  Nikollë, me filizat e shtetit të tij,e mbajtën fjalën, kur është në pyetje ruajtja e pronës së tyre….?!!! Me siguri, që ,jo,nuk ka dyshim ,  se  ato,  nuk u sollën mirë, por ajo çka është më e keqa, ata, edhe sot, pas 130 e sa viteve, po tentojnë të mashtrojnë trashëgimtarët e kajlave rreth administrimit të saj. E çka është më e keqa, kësaj radhe , po ndihmohen nga vetë ne. Nuk mendoj që jam hipotetik, në këto konstatime…?!!!

Evropianët dihet që në punën e vet, për të mbrojtur kapitalin e tyre, praktikojnë , që t’i vënë do rregulla sigurie, të cilat detyrimisht i zbatojnë dhe u përmbahen sidomos kur është në pyetje çështja e shitjes së pasurisë private dhe shtetrore. Por  jo vetëm kaq, ata , atje në ata shtete, ku kanë më shumë interes, bëjnë përpjekje maksimale që atë vend ta fusin në NATO , për të ruajtur kapitalin…. Kujtoj këtu, që në mandatin që shkoi, opozita e atë hershme, në bashkëpunim me sektorin joqeveritar tč Ulqinit, të cilin evropianet e vlerësojnë shumë, organizuan, mbledhjen e nënshkrimeve rreth peticionit,  të  anulimit të  qeverisë,  tenderin e shitjes së  tokës, si në:  Valdanos, Plazh të Madhe dhe Shtoj. Sipas rregullave të vëna, toka, për ta, mund të shitet, nëse ka ujdi, ndërmjet popullsisë lokale, të cilën  e përfaqëson parlamenti lokal i Ulqinit  dhe e zyrtarizon krytari i tij   duke dhënë pëlqimin,  para shitjes  në parlament, në propozim të kryetarit të komunës së Ulqinit, icili  me funksion i bie të jetë anëtar i trupit qeveritar për  shitjen e tokës  në këto lokalitete?!!!  Para, disa kohëve, deputeti i partisë në pushtet , Shkreli,  akuzonte , nënshkruesit e peticionit, që” ju po i trembni blerësit, me protestat tuaja”….?!!!  Edhe më parë këtë Funksion , kuptohet, që e mbulonte ish kryetari i komunës….?!!!Duke marrë parasysh , heshtjen e rënë, aktualisht, kur përsëri, po tentohet të shitet, na duket , se këtu në Ulqin, nuk është , problem, pse shitet, po është problem, kush  shet, dhe përse s’jam unë ai që shet- (Kur shitet një pelë, doemos të takon një felë, thot populli…)?!! Në këtë adresë * të trembjes së investitorëve, ndaluam shitjen e  Valdanosit …. Kurse sot nuk na pengon, që  ministria, pa na pyetur fare, si popull dhe kuvend,  në reklamat e shitjes së tokës në Ulqin, pranë logut të vet, vë  edhe logun-simbolin e komunës së Ulqinit, thua se edhe ne jemi “konsultuar” për shitje, duke qenë dakort.

Nisur nga kjo, që u tha, dhe pasi askush, nuk po reagon…. Me siguri, “ nuk mund të qahemi” që qeveria po e shet  Ulqinin, pa na pyetur”.?!!!