Nika: A vazhdojmë, përsëri të jemi nën projektin e Naçertanies serbe të Ilija Garashaninit

January 2, 2014   | Opinione

Muhamet-NikaSi lindi “NAÇERTANIA-NACRT-i”- PROJEKTI serb  i shfarosjes shqiptare   të  Ish Perandorisë Osmane?!

 Aty, nga shekulli i 19, kur po shihej se kish  filluar tu sosej kandili i  perandorive të dikurshme, të Ballkanit  dhe më gjerë, si asaj : turke , ruse dhe austriake,  popujt sllavë që gjendeshin nën administratën e tyre  nisën  trazirat dhe filluan, të përpilonin  e  huazonin , nga njëri tjetri , projektin(nacrt-in) e çlirimit të vet. Të, parët që  patën  sukses  të çlirohen, duke qenë më të organizuar, ishin serbët . Andaj po duket që  me këtë rast, u krijua një bindje, që  atyre edhe  iu takonte  roli prijës për çlirim i të gjithë sllavëve të jugut.  Në mesin e të  tjerëve –përveç anglezëve dhe francezëve, kështu, mendonin edhe polakët , të cilët kishin hartuar  një projekt të çlirimit, të njohur si “Naçertania” . Por, ky    projekt, “ çlirimtar” i binte  të ishin, fatkeqësisht ,robërues për popujt tjerë  jo sllavë, të këtyre  ish-perandorive  .  Rasti  i serbëve, në raport, me shqiptarët, në këtë situatë, më së miri e  dëshmon, që, ai i cili, ka qenë i pushtuar, dëshiron të  bëhet  pushtues. Ngjajshëm sot ndodh, në raport të malazezëve, me shqiptarët?!”Duke diferencuar çështjen e sllavëve të jugut, të  shekullit 19, shohim  që; Pas  dështimit të lëvizjes çlirimtare polake ndaj perandorisë, ruse – elita  polake në emigrim , që jetonte në Francë dhe Angli , me në krye Frantishek  Zahun, themelon  projektin e vet i cili parashihte , bashkimin e të gjithë sllavëve të jugut , në një perandori të re, duke mbytur pakicat tjera dhe këtë projekt të vetin , të njohur si Naçertania, Zahu,  ia  kish dorëzuar  ministrit të punëve të brendshme të  shtetit të ri të Serbisë, Ilija Garashaninit, për zbatim…,

Garashanini, ndërhyri në “Naçertanie” duke i zëvendësuar, fjalët , bashkimi i sllavëve të jugut- sipas Zahut, me fjalët- bashkimi i  gjithë serbëve .Naçrtanien,  e përpunuar, pastaj,ai, fshehtas, ia dorëzoi qeverisë së Karagjorgjeviqit dhe asaj të Petroviqëve…. Thuhet, se, dy qeveritë, këtë,  e bënë projekt ilegal zyrtarë  të politikës së jashtme  të dy  shteteve serbe. Në bazë të ndikimit të saj, në emër të unitarizmit, me një kuvend të madh popullor në Podgoricë, u  minua, Dinastia e Petroviqëve  dhe u  punua me të madhe  , në përsosjen e projektit famëkeq , në dëm të popullit shqiptar, nga i  tërë potencialin  akademik sebomalazez deri në ditët tona. Besohet, që asnjë qeveri e këtyre dy shteteve, nuk ka çuar dorë dhe nuk çon dor nga zbatimi i projektit, asimilues dhe asgjësues  për popullin shqiptarë  as sot. Edhe vetë, Krajli Nikollë, i përmbysur,me njerëzit e ij, vazhdonte tu shkruante qeverive të kohës, që : “Mali i Zi, duhej të kthehej, në Shkodër, sepse, ky qytet, për Malin e Zi,është, si shtëpia pa derë e dritare….”

 Ja si nis, projekti “ Naçertania” e Garashaninit …?!

Движеније и таласање међу Славенима почело је већ и заиста никад престати неће. Србија мора ово движеније а и ролу или задатак, који ће она у том движенију за извршење имати, врло добро упознати. Ако Србија добро пројесапи шта је она сад? у каквом се положенију налази? и какви њу народи окружавају? то се она мора уверити о томе, да је она још тако мала, да у овом стању остати не сме, и да она само у сојузу са осталим окружавајућим је народима за постићи своју будућност свој задатак имати мора. Из овог познавања проистиче черта и темељ српске политике, да се на не ограничава на садашње њене границе, но да тежи себи приљубити све народе српске који ју окружавају.

Përmes, aktivitetit propagandistik  “Naçertania”, duhej të përgatiste, popullsinë e atë hershme serbe,  që të futej në Serbinë e ardhshme, duke aneksuar , pjesë të Bosnjës, Malit të Zi, Dhe Shqipërinë e Veriut, e cila , gjendej nën Perandorinë Osmane. Projekti- Naçertania, i bindte,  serbët e Kosovës, se e drejta e bashkimit, ish një e drejtë e shenjtë e tyre që buronte nga shekulli 14, i Perandorisë  së Car Dushanit, dhe që  e cila duhej të  përfshinte gjithë Shqipërinë….?!! Historiografia serbe, këtë, mundohet ta njohë si “Stara Serbija”. Garashanini, në projekt, porosiste, që : “ Serbia, -ako dobro projesapi(e bënë hesapin mirë)”,…. duhet të shikojë  se me çfarë popujsh rrethohet…,që është një vend i vogël….,që nuk  duhet të jetë  ase si në këtë gjendje, … , që duhet të hartojë një politikë të sajën , nga e cila, për një kohë të gjatë qeveritë  serbe, duhet ta kenë në konsideratë zbatimin e projektit etj… Që tregtia ,në jug  të saj, sa më parë, duhet të bëhet përmes Shkodrës e deri në portin e Dulqinit- si rrugë e vetme…,dhe  në se  nuk ndodh kështu , atëherë ajo do të shkatërrohet si një anije përfundimisht…

Krahaso hartat; Harta e Serbisë së Vjetër - Harta e Shqipërisë Madhe
Krahaso hartat; Harta e Serbisë së Vjetër…?!!, – Harta e Shqipërisë Madhe…?!!

“Naçertania”  zbatohet, edhe në planifikim hapësinor e shitje…?!!!

Gjithashtu, për fund, duhet shtuar, që  projektet tjerë  të cilat, e  pasuan atë- madje  deri te  Andriqi, i cili hartoi, elaboratin, për shfarosjen e shqiptarëve(dhe ka Çmimin Nobel)?!!! Shohim gjithherë, që akademikët serb, të  porosisin, që në vendet e pushtuara ,  popullsia jo sllave, bashkë me klerikët e tyre nuk duhet  të respektohen , por të  injorohen  e  kërcënohen me marrje e djegie të pasurisë, duke  nxitur shpërnguljen masovike , kryesisht përmes nacionalizimit të pasurisë, dhe ndarjen në mes të kolonëve serbë ose shitjes së saj. Mbi bazën e kësaj sheme të propagandës, që mësonte , “ Naçertania”- u bënë edhe luftrat e fundit në ish –jugosllavi. Serbët , jashtë shtetit serb ishin të indoktrinuar , nga një   luftë mediatike, kudër të tjerëve e për bashkim të vetin?!!! Të gjitha, nacoinalizimet e pasurisë së shqiptarëve, bashkë me privatizimin e fundtit e deri te Plani iFundit Hapësinorë, me gjithë zonën për shitje të Pasurisë Detare, në Ulqin, kryhen sipas projektit, të “NAÇERTANIES”….