Harasani: Mali i Zi Pozitiv kerkon administrate te depolitizuar ne Ulqin

January 20, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

ilir-harasani-ulqinAdministrata lokale si pjesë e organit ekzekutiv, luanë rolin kyç për lehtësimin e punës së qytatarve, dhe zhvillimin e qytetit. Ne si parti e re në skenen politike deklarojmë se nuk është punuar sa duhet ne këtë drejtim, administrata nuk ka ndryshuar shumë, edhe pse është ndyshuar sistemi politik në vend që dy shekuj e gjysëm. Mendojm që administrata duhet të jetë  efikase dhe e depolitizuar, transparente, me struktura hierarkike të përgjegjësisë profesionale e jo politike.

Depolitizimi i administratës nënkupton që  sa më i ulët të jetë niveli i përfaqësimit politik, aq më i lartë është besimi i qytetarve në administrate. Kështu  ne do fukosohemi që  vendet në administratë tu ofrohen atyre që e meritojnë,  dhe atyre që kanë potencial  për përmirësimin e segmenteve të caktuara në administratë, pa marrë parasysh pikpamjet politike.

Poashtu jemi te vetedishem që transparenca si element thelbësor është tejet më rëndësi për një administratë të suksesëshme. Ku byrokracia duhet të minimizohet nga  të punsuarit, pastaj zyret e administratës duhen të korespondojn me sistemin demokratik dhe të jenë transparente ndaj qytetarëve.

Qasje tjeter me rëndësi mendojmë që  është qasja me qytetarët, e që nuk është praktikuar deri më tani e që nënkupton: Publikimi i broshurave të ndryshme, që qytetarëve të rëndomtë ti bëhet  më e lehtë dhe më e qartë qasja në administrat, ku, si dhe në çfarë mënyre duhen ti qasen administaratës. Pastaj publiki i rezultateve të arritura njëvjeçare të komunës duke filluar nga buxheti e deri tek vendimet më me rëndesi.

Janë disa gjëra që nuk kerkojnë punë më shumë se sa  vulllnet dhe kreativitet, ne mendojmë që administrata është pasqyrim i nivelit të zhvillimit të shoqrisë   në një vend!

 

Ilir Harasani zyrtarë ligjorë i Malit të Zi pozitiv.