PSD: Të kthejmë Ulqinin në destinacion turistik elitar

January 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Njoftim:

PSD-ULQIN

Partia Socialdemokrate me marrjen e pergjegjesive ne fusha te caktuara dhe me permiresimin e tyre ka deshmuar qe politika mund te udhehiqet edhe duke permbushur premtimet te shoqeruara me rezulltate te dukshme dhe te knaqshme.

Nje nga fushat qe kemi udhehequr ne 2 vitet e kaluara ka qene lidhur me permiresimin e prezantimeve dhe ofertave turistike nen drejtimin e Organizates Turistike Ulqin. Per nje kohe shume te shkurter eshte bere prezantimi elektronik nepermes website ne disa gjuhe te huaja e cila thelbsisht ka ndihmuar ne promovimin e Ulqinit dhe asaj cfare ofrojme per pushuesit potencial.

Gjitheashtu jane hapur 5 pika informacioni – infopunkta, nga pike kalimi Sukobine deri ne Plazh te Madh dhe Qytet te Vjeter, ku te gjithe pushuesit ose qera leshuesit mund te marrin te gjitha informacionet e nevojshme.

Per prezantimin e Ulqinit si destinacion pushimi sa me aktiv dhe si qendra e festivaleve verore, duket qarte qe eshte punuar shume dhe ne menyre cilesore. Ka mbetur edhe  shume te punohet qe Ulqini te rikthehet ne tregjet burimore te Evropes Perendimore, pushes  te cilet kane qene shume dominant deri ne vitet 90, gjitheashtu te rritet numri i pushuesve nga tregjet tradicionale, nderkohe qe eshte shume i dallueshem numri i rritur i pushuesve gjerman, francez, austrijak ose polak ne 2 vitet e fundit.

Qyteti i Vjeter  ne te ardhmen  duhet te jete qender e vizitorve ne grupe te organizuara, ashtu sic eshte sot Kotori ose Budva, realizimi i ketij qellimi do jete prioritet per ne, ne nje te ardhmen te afert.

Per te gjitha keto qe samo permendem i japim vetes liri qe qytetaret e Ulqinit t’i lusim te na japin perkrahje edhe me te madhe per te vazhduar rrugen qe kemi nisur ne zhvillimin e Ulqinit si nje destinacion potencial ne Adriatikun Jugor.

Kandidatet per keshilltar te listes PSD- Mundemi me mire !

Sllagjana Knezheviq

Qazim Hoxhiq

Minir Karamanaga