Xhenan Mavriq: Të ndryshohet fotografia urbanistike e Ulqinit

January 22, 2014   | Shtypi / Mediji

Xhenan MavriqUlqini është qytet i cili njihet me bukuri të rrallë, e dikur është njohur dhe me pamje autentike dhe të njohur. Është e qartë që ndërtimi më me vlerë është Qyteti i vjetër i cili më shumë se 2,5 mijëvjeçar dominon me natyrën që është i rrethuar. Por për shkak të neglizhencës së njeriut, ai sot duket më pak i mrekullueshëm dhe këtë gjithsesi duhet ta ndryshojmë.

Është e vërtet që edhe pjesët tjera të qytetit të Ulqinit e ndajnë fatin e njëjtë apo të ngjashëm. Me veprime neglizhuese dhe në mungesë të strategjisë së qartë urbanistike, krijohet përshtypja që është humbur ngrohtësia që qyteti kishte. Kalldrëmi e ka zbukuruar shumë fotografin e qytetit sepse ja ka kthye shkëlqimin e vjetër të çarshisë, por problemi është që këtu është ndalur. Trotuaret e parregulluar, ndriçimi i rrënuar, shumë pak gjelbërim dhe tepër beton, e prishin shumë ndjesinë e Ulqinit si margaritar të Mesdheut. Për këtë arsye qyteti ka nevojë për “Dizajn urban” i cili do të jetë prioritet në veprimin urbanistik të partisë tonë.

Kur është joreale të presim objekte të mëdha dhe grandioze, atëherë është reale dhe e realizueshme për fillim të rregullojmë objektet ekzistuese si dhe infrastrukturën komunale. Ne në MZP mendojmë që duhet të nisim nga fillimi, me identifikimin e problemeve dhe me shpalljen e konkursit për zgjidhjet ideore të cilat nuk kërkojnë mjete të mëdha financiare. Këtë model mund ta marrim nga qytetet tjera evropiane të cilët kanë kaluar nëpër fazën e njëjtë si dhe qyteti i Ulqinit.

Edhe një problem i cili vlen të përmendet është dhe shumëllojshmëria e fasadave. Ne propozojmë që të nisim me përcaktimin e pamjes së fasadave, nëpërmjet zgjedhjes së ngjyrave, materialit, dyerve dhe dritareve dhe atë sipas zonash.

Problem i madh është dhe kanali i Braticës në të cilin vite me radhë derdhet kanalizimi dhe ujërat e zeza, e i cili derdhet në Port Milenë. Për këtë arsye kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt. Duhet të nisim me rregullimin e shtratit në kanal, ndërsa kanalizimin ta kyçim në atë të qytetit. Në këtë mënyrë do të zgjidhej dhe problemi i erës së pakëndshme e cila është sidomos e theksuar në muajt veror.

Kësaj duhet ti shtojmë që programi i partisë tonë do të nënkuptoj dhe strategjinë e re të komunikacionit e cila do të ndihmoj në lehtësimin e qarkullimit gjatë muajve të verës dhe krijimin e kushteve më të mira për parkimin e automjeteve. Të gjitha investimet e lartpërmendura mund të zgjidhen me buxhet relativisht modest. Me këtë do krijoheshin kushtet për identifikim më të veçantë, çka do të ndikonte dhe në ardhjen e investitorëve të huaj. Vetëm me ardhjen e tyre qyteti do të fitonte dhe objekte të mëdha, hotelet të cilat do ta përmbushin konceptin arkitektonik të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, të gjitha këto në Ulqinin tonë të bukur dhe unik.

Burimi: Mali i Zi Pozitiv

YouTube Preview Image