Zenka: Keqperdorimi i pushtetit vendor per te blere vota

January 22, 2014   | Lajmet / Vijesti

MEHMET ZENKA-UDSH-ULQINUlqin , më 21.01.2014

Dukuritë e palejueshme vëjnë në pyetje vullnetin e qytetarëve

Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që në disa ditët e fundit janë shënuar disa dukuri tejet negative të cilat mund të vejnë në pyetje vullnetin e lirë zgjedhor të qytetarëve të Ulqinit.

Në konferencën për shtyp në selinë e partisë ka ftuar që këto dukuri të ndërpriten menjëherë, ndërsa organet kompetente shtetërore ta bëjnë punën e vet.

„Partitë e caktuara politike iniciojnë ndarje territoriale, ndërsa njëkohësisht në mënyrë krejtësisht të pamoralshme janë nisur në blerjen e votave duke tentuar që në atë mënyrë të kompensojnë humbjen e besimit të qytetarëve“, tha Zenka.

Sipas fjalëve të tija, emisarët e këtyre partive me para në dorë shkojnë nga shtëpia në shtëpi apo ofrojnë material ndërtimor. „Mund ti vizitoni depot ku me qindra qytetarë marrin tulla dhe çimento, ndërsa para dyerve ju shkarkohet rëra dhe hekuri“, theksoi ai.

Zenka theksoi që ditët e fundit ka eskaluar dhe keqpërdorimi i ndërmarrjeve publike dhe institucioneve me qëllime partiake duke përmendur shembujt e Agjencisë për zhvillim dhe Zyrës për projekte ndërkombëtare. „Në atë mënyrë shkelen të gjithë kufijtë e lejueshëm, por edhe rregullorja ligjore“, shtoi ai.

Lideri i Unionit ka thënë që sidomos brengos keqpërdorimi i rinisë nga ana e disa liderëve politik. „Ku është kufiri për keqpërdorimin e rinisë? A mendojnë ato që e keqja që e kanë mbjellin mbrëmë do të përfundoj sot apo mbas zgjedhjeve“, tha Zenka dhe përmendi rastin kur të rinjtë e njërës parti politike, në mbrëmjen në mes të hënës dhe të martës, kanë shqyer pllakatet e një partie tjetër. „Këtë e kam parë unë dhe dhjetë vet tjerë, sepse e gjithë ngjarja është bërë në afërsi të zyrës tonë, mu në qendër të qytetit“, ka theksuar Zenka.

Ai përfundoi që Unioni demokratik i Shqiptarëve ka trup të fortë dhe të ndershëm votues i cili nuk blihet.

 

Shërbimi informativ të UDSH-së

YouTube Preview Image