Tregu i robërve nga Dritan Abazoviqi

January 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Rruga ne ulqin,,Më ndihmo edhe kësaj herë”- ështe vetëm një nga fjalit e cila shpesh përdoret nga politikanët lokal që t’i bindin qytetarët që të votojn persëri për to. I pranojn ata edhe gabimet  e veta,i përsërisin premtimet, milionët, kamionët, aeroplanët…por pushtetin e kan më prioritar se dinjitetin, e për  të vërtetën as mos të flasim.E pyes vehten pse është kjo kështu? Sepse është e mundur që e kan atë vullnet të jen pjesë e pushtetit edhe pse vetë e pranojn qe komuna ështe ne probleme tejet të mëdha. Nuk ka tjetër përgjigje logjike përpos që diçka përziejn dhe që dojn vehtes t’i sjellin ndonjë fitim personal.Në të kundërtën zgjedhjeve do të ishin qasur më lirshëm, të bindur që qytetarët do t’i shpëblejn nëse kan punuar mirë në periudhën paraprake, si dhe do te veprojn ndryshe nëse nuk i kan permbush pritjet e tyre.

Por, ata e dijn  mirë që depozitimi( për perffitim) ështe diçka më i madh, mos të them vendimtar. Nuk ka kjo lidhje me mbrojtjen e interesit publik,sespe  ta kishin mbrojt ate bile 5% ne krahasim me ate se çka kane paralajmruar derisa ishin opozit, nuk u kishin dashur as te bëjne kampanjë. Kishin fituar bindshëm dhe pa konkurenc. Por,Ulqini në këto dy vitetet e kaluara ka fituar edhe një zhgënjim, Zoti e di se cilin me radh  në këto dy dekadat e fundit. Nga ekspertët e premtuar Ulqini ka fituar udhëheqësin më të pa zhdërvjelltë ndonjhëherë,vendimet më të rëndësishme të  së cilës kanë mbet të kontestushme ose jan hedhur poshtë ne gjygjin Drejtues dhe të cilët e kan çuar ne falementim të  quajtur Plani i Qeveris per rimëkëmbjen. Margaritar ka pasur me të vërtet shumë.Ulqini ka pasur një vitë dy drejtora të Organizatës Turistike,sepse pushteti i ri nuk ka ditë t’a ndërroj të vjetrin, kurse i riu nuk ka dasht të pres. Këtu ka ndodhur që kryetari (  paligjshëm) ta ndërroj nënkryetarin, e ky të mbes ne koalicionin në pushtet edhe pse ky i pari qartë nuk e dëshiron.

Por kjo nuk është e tëra. Ka pasur raste që sekretarët kan konkuruar që vetvehtes t’i bëhen këshlltar ne rasoret e veta. Njeriun t’a kaplojn thjesht  drithërimat nga kjo. Nga vendet  e reja  punës të premtuara, janë hapur vetëm ata përpara zgjedhjeve, kurse nga investimet kan mbet vetëm përalla dhe 3D animime.Nëse kësaj i’a shtojm që gjërat kapitale sikur kthimi Ullishtës ne Valdanos ose Të mirat detare fare kan rënë në harres(sepse në koalicion me DPS-in në nivel shtetëror kjo më nuk është në interes të përmendet), atëher është e qart se deri te votat mund të vihet vetëm duke lypur,lutur me të madhe,duke bërë presione ose duke blerë vota. Teza të cilën e përdor partia më e fortë lokale, që ata nuk jan ideal, por më të mirë se ata nuk ka, nuk është edhe aq kreative. Në të vërtet ajo është  tez e kopjuar nga DPS-i nga niveli shtetëror, e cila e ka kushtuar këtë shtet shumë, e këto jan vetëm nxënësa të mirë ,të cilët i ndëgjojn prindërit e tyre. Por këtu nuk është fundi i marrive lokale.

Më së pari ndëgjuam se ne Komunë është çrrënjosur korupsioni ,e pastaj kemi rastin të shohim se si kryetari dhe nënkryetari i Komunës e akuzojn njëri tjetrin për korupsion , dhe ate të përmasave të mëdha?!  Prandaj nuk është e çuditëshme atëherë që askush nuk guxon publikisht të thoj që nuk don me DPS-in pas zgjedhjeve. Don! Në te vërtet nuk është këtu i rëndësishëm zhvillimi i qytetit sa është strehimi i sigurt,e ngjajshëm  me ate që veç e ka një nga liderët lokal i cili ulet në Kuvendin e Malit të Zi, dhe ka më tepër aktëpadi penale. Njeriu është kampion i paparë, për një vit ka krijuar borxhe milionash, ka punësuar me dhjetëra punëtor, ka fituar mandatin e deputetit, ka zënë imuntitet dhe ka thënë-mirëupafshim . Nuk habit as ajo që ne periudhën e kalume nuk është bërë asgjë për qytet,udhëheqësit, më se e qartë ishin të preokupuar me punët e tyre personale, me planifikimin e ndërtesave, parcelave,kurse  për  të mirën publike gjithmon ka mbetë pak kohë. E koha edhe ashtu fluturon, për këtë kërkohet më ndonjë mandat.

Qytetarët e Ulqinit edhe karshi të gjitha ndodhive në periudhen  e kalume, të cilën e karakterizon shkatërrimi i ekonomis turistike të tij,rënies  ekonomis dhe përuljes sistematike,megjithatë e kan rujt shpirtin opozitar. Kan ndërruar shume herë deri tash, si anjë qytet ne Mal të Zi, kan zgjedhur kombinime të ndryshme, kan forcuar shumë subjekte te reja dhe individ. Besojm se ashtu do të jetë edhe kësaj herë. Nuk është aq e rëndësishme të bëhet ndërrimi,sa është me rëndësi të kihet besim që ajo me të vërtet mund mund të ndodhë. Ky qytet në asnjë menyrë nuk e ka merituar këtë, ai vetëm don pak dashuri. Subjektet politike te pushtetit duhet të ndalen të bëjnë pazarlleqe me fatet njerzore dhe duhen  t’i bindin njerzit që liria është e arritshme dhe për ate duhet të luftohet me mjete demokratike. Ai është misioni i politikës së shëndoshtë. Për këtë, qytetarë të dashur, kur të ju startoj  herën tjetër ndonjë politikan me ,,më ndihmo edhe kësaj herë”, përgjigjuni  ,,koha është që t’i ndihmoj qytetit, kur ti nuk don”, dhe për këtë do të votoj lirë dhe sipas ndergjegjes sime”.

Mos e lejoni që krejt qyteti të shëndërrohet në ,,Treg të robërve”, kurse krejt popullata ne masën e cila ka çmimin e vet. Koha është të ngrihemi nga hiri, që çdo kuj që i’a dëshiron të mirën këtij qyteti  të i’a shtrijmë dorën. Që Uliqnit  të i’a kthejm ndriçimin e rrëmbyer dhe ta lirojm shpirtin e shtypur. Të i’a kthejm ulishtën e tij,token e tij dhe famën. Për këtë ju mendoni mirë para se ta bëni obligimin e juaj qytetar, sepse fuqia reale ështe në çdo njërin nga ne  individualisht. Zgjedhje , normalisht do të ketë edhe shumë,me ketë nuk duhet ngarkuar, por duhemi të besojm ne fjalët e Hali Xhubranit :,,Unë i them atyre Nëse e shihni robën ku flenë,zgjoheni ate dhe spjegojani lirinë”. Ndoshta diçka na ka mësuar historia jonë e famshme!
YouTube Preview Image
Kush duhet të na udhëheqë Ulqinin