Sot heshtje zgjedhore në Ulqin

January 25, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Sot heshtje zgjedhore në UlqinMbrëmë në mesnatë partitë politike në Ulqin e kanë përmbyllur fushatën zgjedhore. Gjatë kësaj fushate qytetarët kanë dëgjuar premtime prej më të ndryshmëve nga kandidatët që synojnë postet e liderëve të listave zgjedhore.
Sot në gjithë vendin e komuës së Ulqinit është heshtje parazgjedhore, ndërsa nesër, të dielën do të mbahet zgjedhjet, të cilet do t’i legjitimojë 33 këshilltarë të komunës së Ulqinit .

Në zgjedhjet lokale në Ulqin të cilat do të mbahen të dielën do të marrin pjesë 9 lista , kurse të drejtë vote do të kenë 19 mijë e 169 votues , ka theksuar kryetari i Komisionit zgjedhor komunal  Jakup Murati

Murati ka bë me dije  është ndarë materiali zgjedhor këshillave zgjedhore , kështu që pritet se çdo gjë do të jetë në pajtim me rregullt ligjore , ka theksuar Murati për agjencinë MINA. Vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20 të mbrëmjes. Komisioni zgjedhor komunal ka caktuar me short renditjen e listave zgjedhore në fletëvotim. Në vend të parë është Mali i Zi Pozitiv, pastaj Fronti Demokratik, kurse në vendin e tretë Partia Boshnjake. Në numrin 4 është PSP ,kurse pasojnë forca dhe UDSH. Në vend të 7 është PDS , në të tetin Koalicioni së bashku për të ardhmen e Ulqinit, kurse në vendin e 9-të Partia Social demokratike. Kuvendi komunal i Ulqinit numëron 33 këshilltarë.