Zgjedhjet lokale 2014 ne Ulqin – Video

January 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në ora 7 të mëngjesit janë hapur 36 vend votime me çka kanë nisur zgjedhjet  lokale ku qytetarët sot do të zgjedhin 33 këshilltarë të Kuvendit Komunal të Ulqinit që do të qeverisin Komunen e Ulqinit për katër vitet e ardhshme.

Në konferencën për media të mbajtur në orën 09.00, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të Ulqinit z.Jakup Muratit raportoi të dhënat të daljes së qytetarëve në votim , duke thënë se sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, në votime deri në ora 09:00 kanë dalë 450 votues, apo 2 për qind.

Zgjedhjet-Lokale-2014-Ulqin-Ulqini-Lokalni-Izbori-UlcinjPër 33 vende të këshilltarëve sa numëron Kuvendi Komunale  i Ulqinit konkurrojnë tetë parti politike dhe një koalicione. Sipas kryetarit te komisionit komunal ne Ulqin Jakup Muratit, deri tani çdo gjë është duke shkuar mbar, dhe nuk eshtë shenuar asnje incident.

Në konferencën për media të mbajtur në orën 12.00, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të Ulqinit z.Jakup Muratit raportoi të dhënat të daljes së qytetarëve në votim , duke thënë se sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, në votime deri në ora 12:00 kanë dalë 2.600 votues, apo 13,5 për qind.

Jakup-Murati

Gjithsej ne territorin e komunës së  janë 35 qendra votimi, ndërkohë që komisioni zgjedhor numëron 19,169 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhjet e kaluara  lokale asnjëra nga listat nuk mundi të formojë shumicën.
Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për komunën e Ulqinit, jo vetëm për shkak të vendimeve të rëndësishme që pritet të sjell parlamenti lokal për zhvillimin e kësaj komune.

Vendvotimet në Komunën e Ulqinit u hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20 të mbrëmjes. Komisioni zgjedhor komunal ka caktuar me short renditjen e listave zgjedhore në fletëvotim.

Zgjedhjet-Lokale-2014-Ulqin-Ulqini-Lokalni-Izbori-Ulcinj-1

Në vend të parë të fletës së votimit është Mali i Zi Pozitiv, pastaj Fronti Demokratik, kurse në vendin e tretë Partia Boshnjake,  ndërsa në vend të katërt Partia socialiste popullore.
Duke vazhduar vend të pestë është Forca e re demokratike, në vend të gjashtë Unioni demokratik i Shqiptarëve, në vend të shtatë Partia demokratike e socialistëve, në vend të tetë Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, dhe e fundit në listë në vend të nëntë është Partia socialdemokrate.

Në konferencën për media të mbajtur në orën 16.00, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të Ulqinit z.Jakup Muratit raportoi të dhënat të daljes së qytetarëve në votim , duke thënë se sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, në votime deri në ora 16:00 kanë dalë 7 300 votues, apo 38% për qind.

Pas përfundimit të procesit të Numërimit në Vendvotime do të Trasnmetohen Rezultatet Preliminare në kohë Reale prej ores 00:00.

Në konferencën për media të mbajtur në orën 18.00, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të Ulqinit z.Jakup Muratit raportoi të dhënat të daljes së qytetarëve në votim , duke thënë se sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, në votime deri në ora 18:00 kanë dalë 9 770 votues, apo 50.19% për qind.

Rezultatet Preliminare do të transmetohen LIVE në webfaqen e jonë
/Lajme nga Ulqini/

http://av.voanews.com/kaltura-test/VOA/Albanian/mp4/2014/01/1_jtkzpf3q_1_elh7f4bt.mp4