Deklaratat e Mediave: Mali i Zi shqiptarët humbasin në Ulqin. Pas 24 vitesh nuk do të drejtojnë më komunën – Video

January 27, 2014   | Shtypi / Mediji

DPS-ULCINJPas 24 vitesh shqiptarët nuk do ta qeverisin më komunën e Ulqinit. për shkak të konflikteve mes tyre shqiptarë kanë pësuar një rënie të ndjeshme në këtë komunë duke cuar në humbjen e saj që nga koha e pluralizmit në Malin e Zi.

Për herë të parë pas 24 vjetësh komuna e ulqinit në malin e zi nuk do të qeveriset nga shqiptarë por nga partia e Milo Gjukanoviçit. Kryetari i deritashëm, Nazif Cungu ka thënë se nuk e ka pritur humbje të partisë së tij, Forca e Re Demokratike, e cila ka marrë tetë vende në Asamble, ndërsa partia e Gjukanoviçit ka marrë një më shumë, 9 asamblistë.

Në një deklaratë të partisë së Nazif Cungut thuhet se, e pranojnë humbjen derisa do të punojnë që në zgjedhjet e ardhshme të rimarrin pushtetin në qytetin e Ulqinit.“Cungu shtoi se padyshim që nuk e priste një rënie të tillë në këto zgjedhje por gjithësesi ky rezultat do të shërbente si mesim për Forcën dhe kjo parti do të punonte më shumë e më mirë në të ardhmen.

Në fund kryetari i Forcës deklaroi se pavarsisht nga kjo betejë, beteja në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në përmbushjen e programit të vetë politik nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe më fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Forcës së Re Demokratike.

Në zgjedhjet e parakohëshme vendore n eUlqin, moren pjesë 9 parti politike që konkuruan për 33 vende në Kuvendin komunal. Zgjedhjet në Komunën e Ulqinit, me shumicën e popullsisë shqiptare, u zhvilluan si pasojë e mosmarrveshjeve mes subjekteve politike shqiptare, të cilat ishin ne pushtet në këtë komunë, nga fillimet e pluralizmit politik në Mal të Zi.

Channel-one.al

YouTube Preview Image