Studentët E Ulqinit Shkodër – Mos lejoni t’Ju gjykojë e ardhmja

January 28, 2014   | Real Estate

Studentet E Ulqinit ShkoderMos lejoni t’Ju gjykojë e ardhmja

Në emer të të gjithë studentëve të Ulqinit të cilët studjojnë në Universitetin e Shkodrës, Ju bëjmë thirrje subjekteve politike shqiptare të cilët garuan në zgjedhjet e parakohshme lokale si: Koalicioni ,,Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” ( Partija Demokratike, Lëvizja Qytetare -Përspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi), Forca e re Demokratike, dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve që të bashkohen dhe të formojnë shumicën për qeverisjen lokale, për të mirën e qytetarëve të komunës së Ulqinit.

T’i menjanojnë interesat e tyre personale vetëm dhe vetëm për të mos iu dorëzuar qytetin më të bukur bregdetar si dhe të vetmen Komunë që udhëheqët nga shqiptarët që nga shumëpartijakësia, PDS-ës. Përse duhet të heshtim dhe të mos provojmë një bashkim të tillë duke pasur parasysh që do të jemi plot katër vite nën sundimin e PDS-ës. Është e vërtetë se Zoti nuk e ndryshon gjëndjen e një populli, derisa ata ta ndryshojnë vetën e tyre. Koha nuk pret, janë vetëm tre subjekte politike shqiptare që mund ta ndalojnë atë, vetëm me bashkimin e tyre duke mos e dorëzuar Ulqinin në dorën e partisë në pushtet, sepse për këtë do t’Ju gjykojë e ardhmja.

 

Studentët e Ulqinit në Shkodër, SUSH.