Prioritetet e kryetarit Gjeka: Stabilizimi i financave dhe përgatitja e sezonit – Video

March 4, 2014   | Intervista / Intervju, Politika

Fatmir_Gjeka-kryetari-Ulqinit“Stabilizimi i politikës fiskale dhe përgatitja cilësore e sezonit të ardhshëm turistik janë prioritetet e qeverisjes së re në Ulqin”, ka deklaruar kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Ai në intervistë për gazetën “Vijesti” ka thënë se administrata e tij do të punojë në konkretizimin e investimeve në fushën e turizmit dhe bujqësisë, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit. “Na presin bisedime serioze me investitorët në mënyrë që të krijojmë kushte dhe mundësi që në afat sa më të shkurt të fillojë ndërtimi i hoteleve.

Nëse jo, duhet të gjejmë partnerë të rinj strategjik”, tha Gjeka. Sipas fjalëve të tij, që të arrihet deri tek projektet e mëdha, së pari duhet të zgjidhim probleme të vogla. Ndërkohë kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka caktuar për sot mbledhjen e parë të Kolegiumit. Pritet që në këtë takim, shefat e klubeve të këshilltarëve të dakordohen për rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme të parlamentit lokal, e cila duhet të mbahet deri në fund të këtij muaji. Në këtë mbledhje do të miratohet llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin e kaluar dhe buxheti për vitin 2014. Pritet që të formohen dhe këshillat e Kuvendit, si dhe të bëhet emërimi i tre nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit dhe kryeadministratorit komunal.

TVCG

YouTube Preview Image