Stejt Departament: Në Mal të Zi me drogë tregtojnë 15 klane

March 4, 2014   | Bota

Stejt DepartamentNë Mal të Zi 15 klane kriminale janë përfshirë në tregti ndërkombëtare me drogë, ndërsa është vërejtur edhe rritje e aktivitetit të kriminelëve malazezë jashtë vendit, theksohet në raportin e Stejt Departamentit për parandalimin e tregtisë me drogë në botë.
Në dokument është precizuar se rreth 15 për qind e sasisë së përgjithshme të drogës, e cila tregtohet përmes Malit të Zi, mbet në tregun lokal për shkak të konsumimit, shkruan gazeta e Podgoricës “Dan”.
Stejt departamenti gjithashtu thekson se është vërejtur edhe përfshirje e rritur e kriminelëve malazezë në strukturat kriminele organizative jashtë vendit.
Sipas raportit, Mali i Zi është vend transit për hyrje të drogës në Evropën Perëndimore, ndërsa llojet më të shpërndara të drogës, të cilat tregtohen përmes këtij shteti janë marijuana nga Shqipëria, heroina nga Afganistani dhe kokaina nga Amerika Latine.

Koha Net