Pader Gjergj Fishta eshte monument kulture dhe atdhedashurie ne zemrat tona

March 5, 2014   | Bota

Gjergj-FishtaShkruan: Klajd Kapinova

Nismetaret te marrin kontakt me Banken e Shqiperise apo Kosoves, qe te hapin llogari bankare dhe ne japim kontributin tone direkt.

Pse te presim, te behemi nje milion vete per te ringritur nje Qender te Madhe Kulturore kushtuar Pader Gjergj Fishtes!?

Kesisoj, secili nga ne qe jeton ne diaspora, mund te nxjerre nga $100 apo me shume, sipas mundesise se xhepit secili, per te realizuar nje veper fisnike per identitetin e vetes tone.

Te presim sa te behen 1 milion vete, ne nuk bejme asgje, vecse vrima ne uje apo vetem mbesim me fjale moralizuese si papagalli: “M’ka que nana me la gojen!”.

Nuk eshte tashme fjala te rindertohet shtepia e tij (pse eshte jashte kohes), por duhet te rikonceptohet nje Qender e Re e Madhe Kulturore Mbarekombetare, te blehet edhe toke me hapesire te mjaftueshme apo mbi tabanin e kesaj kulle apo dhe perreth nderteses autoktone, mjerisht te braktisur deri ne perdhunim… .

Arkitektet e “huaj”, qe jetojne dhe punojne neper bote dhe kane pervoje, sebashku me ekspert ne vendlindje, kane mundesi te hapin nje konkurs bashkepunimi, per nje projekt ambicioz dhe me disa kate funksionale.

Aty mund te pranifikohet te ndertohen disa dhoma e komode te departamentit te albanologjise, salla bashkekohore kumtesash, muzeume me relike te ndryshme, nje restorant te veteadministruar nga stafi, te kete mirembajtes vendas dhe disa cicerone shumegjuhesh, numer llogarie te perhershem per donacione, fotoarkivi, shembuj me libra dhe dokumente te kontributit te madh te shkollave Franceskane dhe Jezuite te Shkodres, ne ndihme te ceshjtes shqiptare.

Ne duhet te jemi krenar per kete nisme, sepse cdo hap eshte vlera e ndihmes se madhe per ceshtjen e mirefillte kombetare te vete fratit te Shen Franceskut, Pader Gjergjit. Ky eshte investim per vijimesine shqiptar dhe nje Falenderim nga zemra per te gjithe eterit shpirteror te atdhedashurise.

Te ngrihet me keto fondmbledhje Biblioteka e librave dhe te gjithe botimeve shqiptare per dhe rreth vepres se tij.

Mendoj, se cdo autor shqiptar apo albanolog i huaj, pa problem me veteinisiative mund te dergoi 5 kopje librash te tij, (sikurse i dergohen Bibliotekes Kombetare ne Tirane dhe Prishtine, qe kthehen automatikisht ne pasuri kombetare), qe i jane kushtuar At Gjergj Fishtes, me rruge postare dhe nuk eshte nevoja te udhetoj ne vendlindje tek kjo Qender e Re Mbareshqiptare e fratit tone te dashtun Pader Gjergj Fishtes.

Ate e ka dasht dhe e do cdo brez, qe ka jetuar dhe jeton ne trojet etnike shqiptare.

Shikoni rastin pozitiv te luftetarit trim Adem Jashari, sa investime dhe kontribut i madh po jepet nga diaspora, per te rindertuar (me te drejte) perkujtimin e vepres se tij martire dhe permes kesaj perkujtohen trimat liridashes deshmor te Dardanise te rene per liri e pavaresi nder shekuj…

Kompleksi i Ri shumefunksional, i Qendres Kulturore kushtuar Pader Gjergj Fishtes, natyrshem mund te sherbej si vend peligranazhi atdhedashurie, per ne qe jetojme larg vendlindjes ne Perendim dhe Amerike.

Qendrat kulturore atdhetare, jane muze origjinale te gjalle ose pasaportat e identitetit tone arberor nder shekuj… Aty mund te hapen disa panaire libri te pervitshem, komplekse dyqanesh me suvenire apo produkte kombetare Made in Albania.

Fishta i paperseritshem ne histori, eshte sot per sot shkrimtari me i perfolur me goje, por me i lene ne harrese se askush tjeter.

Ai, ka nje te vecante brilante, se veteflet veprat e tij e madhe dhe s’ka nevoj te flas Fishta, sikurse ndodh rendomte sot ne media, ku, shkrimtaret veteintervistohen dhe flasin ‘non stop’, per veten e tyre dhe jo te tjeret per librat e tyre.

Te marrim nje rast konkret te diteve tona. E kuptoj se ne kete rast, shume vete nuk do te ndani te njejtat mendime me mua, por e verteta duhet thene ne cdo kohe dhe rrethane, per te pare me mire, se diskriminimi dhe percudnimi vijon ndaj Fishtes jo nga populli dhe bijte e saj ne diaspora por nga qeveritaret trushperlare qe e kane mendjen te vjedhin gjithcka edhe identitetin tone shqiptar.

P.sh. Kadare, sot veteflet per “disidencen” dhe “mrekullite” e librave te tij, ndersa Fishta asnjehere s’ka folur per veprat e tij, te cilat, me vetedije dhe pervujteri tipike shqiptari, ia ka dedikuar me shpirt dhe pathos popullit dhe historise se lavdishme te tij.

E pra, per fat te mire te historise se djeshme dhe sotme, Fishta adhurohet, recitohet poezia e tij, permenden fjalimet e tij brilante ne Konferencen e Paes ne Paris per ceshtjen shqiptare, respektohet nga te gjithe, ndersa Kadare respektohet nga media, per inerci vijuese te sistemit komunist.

Kadare, kerkon te imponohet nga media spekullatore interesaxhie me krijime fallco disidence, ndersa Fishta ka hyre natyrshem ne zemrat dhe familjet e cdo shqiptari, pa dallim feje, krahine e ideje.

Fishta, eshte simboli i shqiptarise se kulluar, modeli i nje njeriu te thjeshte, te pervujtur deri ne madheshti….

Nese do te presim mentalitetin komunist si shperblim te qeverive “demokratike”, qe kemi pasur dhe do te kemi ne te ardhmen si tash 24 vjet, ne s’do te fitojme kurre dhe Atdheu do te jete ky, mbushur me nje grup plehrash deputet (e), qe shohim sot me dhimbje, me iu dhimb gjithkujt…

Ne Amerike, behen shume gjera te bukura jo nga Qeveria apo Presidenti Obama, por nga vete inisitiva e lire e njrezve te lire, ne nje bote te lire.

Sot perms internetit dhe rrjetet sociale si Facebook etj, ne mund te komunikojme dhe bejme gjera te vlefshme per vendlindjen pa pasur nevoje te bejme bledhje te stergjata. Keto rrjete po ndryshojne boten sot.

Eshte koha per veprim! Te hapet Llogaria Bankare dhe i kalojme atje ndihmat tona. Komisioni te jete transparent me dhuruesti pa futur duart dhe garuzhdet qeverite e babazitur, qe e vjedhin shtetin diten per diell, njesoj sikurse hajduti lopen me gjithe vic pa e pare “askush”…

Fishta, ishte dhe mbeti Poeti Mbarekombetar dhe projekti, duhet te kete kete ide, vizion dhe dimension, me qellimin mbarekombetare, per brezat qe do te vijne.

Mos i varni shpresat tek qeverite, por tek kontributi i gjithsesi prej nesh dhe ne menyre te drejtperdrejte.

Nese do te shikohet ne sokaket e Gjirokastres shtepia, ku, ka lindur apo rilindur shkrimtari i perkdhelur diktatures komuniste dje dhe sot “disidenti” I vetequajtur z. Ismail Kadare, te duket vetja sikur je i rrethuar ne nje saraje sulltanesh dhe jo shtepi normale shqiptare, sepse ate e kane ndertuar qeverite “demokratike”.

Pamja e tjeter e medaljes se nje shkrimtari tjeter eshte e zymte. Keshtu poeti i ndjenjave shqiptare At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940), nuk ka as varr, sepse per eshtrat e tij, nuk u kujdesen asnje nga qeverite “demokratike”, duke filluar me komunistet, qe i vodhen e hodhen ne lum me fanatizem anadollak…

Komunistet dhe postkomunistet me costume perendimore sot, ia shkaterruan shtepine, u muduan t’i tjetersonin historine, gjurme te pashlyeshme te lavdise se perkushtimit ndaj Atdheut, Kuvendin shpirteror dhe kombetar, arkivat, antikuaret e rralla me nje fond deri ne 100.000 ekzemplare, muzen e pare kombetar, sepse aty franceskanet e Fishtes ruajten flamurin e Deciqit dhe eshtrat e Ded Gjon Lulit i varrosen ne zemer te Kuvendit, stacionin e pare meterologjik, muzeun filatelik (numizmatiken), etj.

Ne kete Kuvend shqiptaresh te kulluar, franceskanet nen moton “Lutu dhe Puno“, bene qe Shqiperia (si vijim i Arberise se Gjergj Kastriotit) te mos jete nje lagje e vjeter e Turkise…

Nuk duhet harruar assessi, se ishte z. Kadare (mbasi Dulla tha, se shkrimtaret dhe artistet jane vegel e dukimit komunist te punonjesve), qe e mallkoi Fishten e madh tek vepra e tij propagandistike kushtuar diktatures dhe diktatorit: “Ardhja e Migjenit ne Letersine Shqipe”), ne shkrimet e tij tek fletushka propogandistike antishqiptare dhe antiperendimore e antiamerikane “Ze(h)ri i Popullit” (duke marre apo grabitur me ndihme te diktatures komuniste Kuroren e Lavdise dhe Pavdeksise se Poetit Brilant Kombetar).

Kadare, sot ka nje shtepi teper luksoze, ndertuar nga parate e mjera te taksapaguesve shqiptare, nen kujdesin e qeverive “shqiptare” komuniste te kohes se Dulles, postkomuniste te “demokratit” Berishes, Nanos dhe sot te socialisteve ne pushtet…

Ndersa Fishta i pagoje, qe nuk eshte ankuar dhe nuk ankohet, s’ka asgje, pervec veprave, qe malesoret kreshnike dhe fisnike, pa ditur shkrim dhe kendim i dinin permendesh me mijera vargje te ‘Lahutes se Malcis’.

Kadare si sultan u kujdes per sarajen e vet dhe ben vizite cdo vit ne shtepine e tij, ndersa Fishta ska shtepi, duke vdekur keshtu me qellim vepra e tij. Ne kete plan Fishta eshte edhe me i madh dhe e dojne te gjithe edhe me shume se Kadare, qe media mashtruese shqipshkruse na e je psi te suksesshem neper bote.

Kujtoj, se aktori i famshem Ndrek Luca tronditi te gjithe shqiptaret, ne Kuvendin e Motrave Stigmatine ne vitin 1991, kur recitoi permendesh per 1 ore pjese brilante nga kryeveprat e Poetit Kombetar…

Kadare, i sherbei regjimit komunist dhe sot ka nje shtepi perralle-muze (sikurse i bente ai pershkrimet ne romanet e tij me subjekt otomanesh), ndersa Fishta i pervuajtur, qe i sherbei Atdheut dhe atdhetarizmit… ka nje kasolle perdhese te abandonuar nga qeverite “shqiptare” pa shpirt dhe ndjenja njerezore…

Por ne jemi krenar se kemi nje pader Gjergj me shpirt brilant, nje atdhetar te kulluar dhe te vleresuar shume ne zemrat tona.

Pader Fishta, nuk u be asnjehere tel i perdredhur apo ure e servilizmit, per qeverite e njerezit hipokrit me shume fytyra, sepse nuk ia lejonte karakteri i nje burri te madh stoik shqiptar…