Milena Knezheviq godet kundërshtaren me kokë si Zidani -Video

March 11, 2014   | Sporti / Sport

GODET-ME-KOKEKrye-ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Buduçnostit dhe Gyeorit u zhvillua në Podgoricë, por ajo që do të mbahet mend nga kjo ndeshje është veprimi jo sportive i hendbollistes vendase Milena Knezheviq. Kur po luhej minuta e fundit e ndeshjes malazesja 24-vjeçare, pa kurfarë nevojë me kokë e goditi kundërshtaren e saj Anita Gorhiç. Hungarezja u shtry për toke dhe menjëherë pas saj edhe Knezheviq. Referët e kësaj ndeshje por as delegati i saj nga Maqedonia, Dragan Naçevski nuk reaguan dhe tani pritet të shifet se ado reagojë EHF-ja. Ndryshe në këtë incident morën pjesë dy hendbollistet më të mira botërore.

Alsat-M

YouTube Preview Image