Intervistë e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka per Buxhetin 2014 – Video

March 15, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-kryetari-ulqinitBuxheti i vitit 2014 të komunës së Ulqinit sipas projekt vendimit është planifikuar në masën e 8,5 milion euro, është deklaruar kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Sipas fjalëve të kryetarit Gjeka, të ardhurat burimore të komunës do të sjellin tre të katërtat e të ardhurave, derisa planifikohet dhe marrja e kredisë me vlerë dy milion euro.

Një e treta e buxhetit (2,6 milion euro) është planifikuar për investime.

Vitin e kaluar buxheti u planifikua 8,6 milion euro, ndërsa është realizuar në masën prej rreth 60 për qind.

Gjeka tha se propozim buxhetin do ta  hedhim në shqyrtim publik duke ftuam të gjithë qytetarët të merrnin pjesë për të propozuar ndryshimin ose plotësimin e pikave të caktuara sipas çështjeve që janë në interes të tyre.

Në kuadër të kësaj periudhe dyjavore do organizohet edhe një debat publik për të marrë propozimet e qytetarëve. – tha kryetari i komunës Fatmir Gjeka

Ju ftojmë të shikoni videon e realizuar nga stafi i Tv Teuta – Hatixhe Nelaj

YouTube Preview Image