Frutat organike që duhet t’i konsumoni – Video

March 22, 2014   | Reportazh / Reportaža

Frutat organikeGrupi i ekspertëve mjekësorë ka përpiluar një listë të frutave dhe perimeve që janë pasur me vitamina dhe me antioksidues, të cilët mund t’i zgjidhni për t’i konsumuar.

Pjeshka

Ky fryt i ëmbël dhe i shijshëm, është mjaft i pasur me vitamina C dhe me vitamina A, si dhe është mjaft i pasur edhe me fibra. Ajo ka një efekt pastrues për zorrët dhe është e lehtë në tretje, sidomos për të moshuarit. Ju mund t’ia qëroni lëkurën pjeshkës, duke e zhveshur kështu nga disa pesticide dhe duke larguar disa vlera ushqyese, por lëkura e saj është aq e hollë saqë pesticidet mund të depërtojnë sipër lëkurës gjithsesi.

Dredhëza
Me një shije të shijshme, dredhëza është e pasur me antioksidues, si dhe me vitamina A dhe vitamina C. Nuk përmbajnë sasi të lartë të kalorive dhe nuk është e nevojshme t’u hiqet lëkura.

Mollët

Lëkura e mollës është një thesar i ushqyesve të vlefshëm të vitaminës A dhe vitaminës C. Janë shumë të shëndetshme dhe ekspertët nuk ju sugjerojnë t’ia hiqni lëkurën, e në vend të heqjes së lëkurës, thjesht shpëlajeni për të shmangur ndotjen e saj.

Boronica

Sipas studimeve, boronica është fruti me një nivel më të lartë të antioksiduesve, krahasuar me frutat e tjera. /FermaIme/

YouTube Preview Image