Nika: Bomba ende nuk ka pëlcitur e kurë do të pëlcasë ende nuk dihet …?!!!

March 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-Shef-i-sherbimit-sigurise-komunes-ulqinitShkruan , Muhamet Nika:

Në lidhje me shkrimin e bublikuar në këtë faqje,: “Bomba ne Komune te Ulqinit – Alarm i rremë”, ku përveç tjerash lexuam –

“Sot rreth orës 09:30 minuta, në Stacionin Policor në Ulqinit, përmes telefonit policia është njoftuar për vendosjen e një bombe Brenda…”, e kemi të nevojshme, që për opinion të  sqarojmë si vijon: Personalisht si shef i shërbimimeve të komunës, ku hyjnë  edhe punët e  shërbimit për sigurim të objektit, për çka edhe jam përgjegjës para ligjit- pra edhe për vendosjen eventuale të ndonjë bombe dua të cek se nuk mendoj që organët përkatëse në këtë situatë u sollën konform kompetencave të punës së vet. Por, këtë gjë së bënë as më herët, mbi bazën e do alarmeve të rreme. Thjeshtë, nuk ka kurrfarë urdhëri me shkrim ose sqarim me shkrim për rezultatet e hetimeve rreth kësaj çështje.

Ajo çka ra në sy, rreth kontrollit të hapësirave të komunës është fakti , që zbrazja e komunës dhe aksioni që e pasoj atë  e injoronte tërësisht, shërbimin mbrojtjes së komunës duke përngjarë më shumë në një bastisje.

Fillimisht  cekim se në shërbimin e mbrojtjes, janë 4 roje nate dhe dy portierë – kuptohet që posedojnë edhe pistoletë(armë zjarri), kurse hapësirat rreth komunës dhe disa hapësira të brendshme , janë të pajisura edhe me kamera të fshehta. Për çdo  natë dhe ditë, shërbimi , udhëheq ditarë të cilin shefi  shërbimit të mbrojtjes e fiton në mëngjes, kurse edhe gjatë ditës, po dhe pasdreke, për ata  personat që hyjnë dhe dalin në komunë qofshin zyrtarë ose tjerë  , që “nuk i nënshtrohen rregullave të rendit shtëpiak” për arsye të ndryshme mbahet evidencë e  heshtur. Kjo nënkupton se mundësitë për të vënë dikush bomba në komunë , janë tepër minimale.Për ditën në fjalë nuk pati gjëra të dyshimta në raportin me shkrim  të rojeve të natës. Gjithashtu, kohë pas kohe, shefi i sigurimit , bënë ndërrimin e cilindrave në dyert përkatëse…?!  Kuptohet që ndërrimet(smenat) , detyrën e marrin pasi të jenë vërtetuar për rregullsinë e gjendjes në objekt. Ndërsa të gjitha këta veprime i nënshtrohen kontrollit të policisë së qytetit e cila mbikëqyr prezencën e rojeve jashtë orarit të punës, sidomos gjatë natës. Deri më tash , për shembull , gjatë vitit që shkoi nuk ka pasur vërejtje nga ana e policisë.

policija_ulqinCilat janë vërejtjet në punën e policisë gjatë kontrollit të bërë …?!!

Nën një , nisur nga pamja e jashtme, njësitë përkatëse për anti-terror duhet të kenë uniformen përkatëse mbrojtëse ndaj mjeteve eksploduese të cilat në këtë rast mungonin. Dhe  jo që mungonin, por të gjithë ishin të veshur në poture  vere dhe  “majica” me dorëza të shkurtra.

Së dyti, as që  kërkuan të kenë mbikëqyrje në sistemin e kamerave as në dëshmitë tjera, as pra e  as mbas….

Së treti, nuk lejuan që  hyrja nëpër zyre , të bëhej në prezencën e shërbimit të mbrojtjes së komunës. E gjithë kjo, lë përshtypjen se fjala mund të jetë, për vendosje të sistemeve të sofistikuara përgjimi në llogari të policisë së fshehtë. Vënia e këtyre informatorëve , nëse është kështu , nuk i  nënshtrohet kontrollit të askujt dhe bëhet pa dijen e pushtetit vendor….

Së katërti, jo të gjitha  ZYRET u kontrolluan. Pra nëse  kontrolli , ishe selektiv dhe u kërkua të hapeshin edhe ata zyre që rrallë hapen ndoshta 1-2 herë në vit. Kurse  disa  tjera nuk u hapën , kjo është domethënëse.

Së pesti, zyrat që ishin të mbyllura, dhe nuk u  kërkua të hapën ishin zyrët e DPS-së, SNP-së, UDSH-së dhe të Ld në MZ-së( këto  2 të fundit nuk u hapën pasi kish reaguar njëri nga punonjësit e komunës, i cili kish thënë, se edhe këto dy zyre , janë një lloj si dy të tjerat…Gjithashtu nuk u çel as zyra e nënkryetar Selim Resulbegut dhe ajo e nënkryetarit tjetër Met Gjonit..?!!!Nndoshta edhe ky shpëtoi në analogji me zyrat e partive.

Ky rast është shumë domethënës, sepse  po shihet se “armiku i mundshëm i bombave”, sipas atyre që kryen kontrollin,  duhet të rrijë vetëm në partitë shqiptare e sidomos të partitë në pushte, Forca dhe Partia Demokratike- të cilat u kontrolluan, besoj se çdo gjë është e qartë dhe komentet janë të tepërta. E po, desh harruam të shtoj, se  në të gjitha zyrat  që janë të punësuar , punëtorë nga qeverisja vendore, nuk u gjetën gjëra të dyshimta, përveç të atyre zyrave që punojnë  zyrtarë të organeve republikane , si për shembull ajo e inspeksionit,   numër 26, për të cilën pas kontrollit, u kërkua të vinin punëtorët e zyres…?!!!

Në se i kthehemi titullit që i vumë  jo paqëllim këtij shkrimi dhe shpjegimin që ka ai, duke e trajtuar  atë me art. Cekim , që ideja më erdhi nga  komedia e Koprivicës “ ĐEKNA NIJE UMRLA -AKAD ĆE NEZNAMO- Gjekna nuk ka vdekur , po kur atë nuk e dimë…?!!” Dihet që me këtë fjali, autori përqesh mentalitetin e vjetër malazez të familjes i personifikuar në gjyshen-Gjeknës, e  cili ende  s’kish  vdekur. Në situatën tonë mentaliteti bolshevik dhe ai i  OZN-ës(kështu quhej UDBA dikur) , nga i cili vuan mentaliteti  i atyre që bëjnë pushtetin  në Mal të Zi, disi na kujton punën e asaj plake që duhet të vdesë po kur nuk i dihet. Ngjashëm ,po  ndodh edhe me bombat në Ulqin, të cilat bëhen kohëve të fundit  kur ndërrohet pushteti këtu. Ose si ai, kur Mali i Zi, pranoi Kosovën…?!!! Ishalla nuk kena  punë edhe me Krime e Putinin se prep tesh po e “ham” daj bombë  në  komunë?!!!

YouTube Preview Image