Panairi i punës me 18 Prill ne Ulqin – Hotel Mediteran -Video

March 24, 2014   | Turizmi / Turizam

Panairi i punës me 18 Prill ne Ulqin - Hotel MediteranNJOFTIM

 

Hotel Mediteran ne bashkepunim me Organizaten Turistike dhe Qendren per  Zhvillim Ekonomik Ulqin  me datën 18 Prill , organizojnë në ambjentet e hotelit   “Panairin e Punës 2014”.

Ky panair do të sjellë përballë punëdhënësit (nga subjekte të ndryshme në Komunen e Ulqinit) dhe te gjithe punekerkuesit e tjere të cilët përbëjnë kandidatë potencial me vlerë në tregun e punës.

Panairi i punës cilësohet si një metodë efikase pasi do t ‘i mbështesë punekerkuesit  të shfrytëzojnë këtë rast për tu njohur me vendet e lira të punës, të konkurrojnë për pozicionet e punës që i përshtaten kërkesave të tyre.

Gjatë panairit, punëdhënësit e firmave të ndryshme do të intervistojnë të gjithe  te interesuarit  për t’u punësuar. Për çdo aplikant koha e  intervistimit do të jetë rreth 15 minuta .

Kompanitë do të bëjnë një përzgjedhje paraprake në listën e punekerkuesve që kanë aplikuar.

Gjatë intervistave të shumta do të përzgjidhen ato  të cilët do t’i përgjigjen më mirë pyetjeve të shtruara dhe ata të cilët do të rezultojnë të duhurit do të kenë shanse për tu punësuar.

Te gjithe te interesuarit (Kompanite dhe personat Fizik)te kontaktojne ne kete adrese :

 

Aplikimi do zgjate deri me daten 10 Prill 2014.

 

Mbeshtetje ekskluzive : Komuna e Ulqinit , Entit per Punesim Ulqin, Televizioni Teuta , Biznis Klub Anamali, Asocioni UBA.

Hotel Mediteran sjell ne hapesirat e Ulqinit nje prej sistemeve me te sukseshme te Shkodres , ne investimin e burimeve njerzore.

 

Jeni te Mireseardhun !

YouTube Preview Image